Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska dhe Mickoski e vizituan Konviktin e Studentëve „ Kuzman Josifovski – Pitu“, rinovimi energjetik po intensifikohet

Janevska dhe Mickoski e vizituan Konviktin e Studentëve „ Kuzman Josifovski – Pitu“, rinovimi energjetik po intensifikohet

 

Janevska dhe Mickoski e vizituan Konviktin e Studentëve „ Kuzman Josifovski – Pitu“, rinovimi energjetik po intensifikohet

 

Konvikti Shtetëror i Studentëve „Kuzman Josifovski – Pitu“ është në proces të rikonstruksionit rrënjësor dhe pritet që në fillim të vitit të ardhshëm kalendarik objekti të jetë tërësisht i rinovuar, bashkëkohor dhe me efikasitet energjetik. Sot, Kryetari i Qeverisë, Prof.Dr. Hristijan Mickoski dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, mbikqyrën punimet ndërtimore, të cilët theksuan se kujdesi për të rinjtë është në fokus të politikave qeveritare.

 

"Ky aktivitet është pjesë e projektit për rinovimin me efikasitet energjetik të 9 konvikteve shtetërore për studentë në Maqedoni, për të cilin marrim mbështetje të madhe nga Bashkimi Evropian dhe Banka Gjermane për Zhvillim. Kjo është faza e parë në të cilën, përveç Konviktit të Studentëve „Kuzman Josifovski – Pitu“, përfshihet edhe Konvikti për Studentë „Stiv Naumov“, tha Janevska, duke shtuar se deri më tani është siguruar buxhet prej 30 milionë euro për realizimin e projektit.

 

Faza e ardhshme është rinovimi i katër Konvikteve për Studentë – „Nikolla Karev” në Ohër, „Vëllezërit Miladinov” në Shtip, „Orde Çopella” në Prilep dhe „Tome Stefanovski – Seniq” në Shkup, të cilët duhet ta ulin konsumin e energjisë nga 30 deri në 50%, duke ulur kështu edhe emetimin e dioksidit të karbonit. Ndërsa në fazën e tretë do të rinovohen Konviktet për Studentë „Goce Dellçev” dhe „Pelagonia” në Shkup si dhe „Koço Racin” në Manastir.

 

"Krahasuar me mënyrën se si ishte më parë, bëhet fjalë për një ndryshim të madh në kushte, dhe studentët do të kënaqen vërtet duke përvetësuar njohuritë në fakultete. Shpresoj që projekti të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe që studentët të fillojnë të vendosen", theskoi Kryeministri Mickoski, duke theksuar se Qeveria vazhdon të zbatojë projektet dhe reformat që qytetarët i presin.

 

Lajme dhe Ngjarje


7/30/2025

7/30/2025

7/30/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar