Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Horizon Evropa – Plani Strategjik 2025-2027 dhe Programi 2025

Horizon Evropa – Plani Strategjik 2025-2027 dhe Programi 2025

 

Plani Strategjik i "Horizont Evropa" 2025-2027 i përcakton orientimet strategjike për vitet e fundit të programit më të madh të BE-së për kërkim dhe inovacion (R&I) deri më sot – Horizont Evropa.

Programi i Punës për vititn 2025 është hap kyç drejt arritjes së prioriteteve për kërkim dhe inovacion të përcaktuara në Planin Strategjik "Horizont Evropa" për vitet 2025-2027. Pritshmëritë nga aktivitetet janë kontribut i rëndësishëm ndaj tre orientimeve gjithëpërfshirëse dhe të ndërlidhura mesvete, kyçe dhe strategjike: tranzicionin e gjelbër, tranzicionin dixhital dhe Evropa e qëndrueshme, konkurruese, gjithëpërfshirëse dhe demokratike. Programi i Punës për vitin 2025 i përfshin thirrjet në kuadër të pjesëve kryesore të Horizon Evropa, me përjashtim të Këshillit Evropian të Kërkimit (ERC) dhe Këshillit Evropian të Inovacionit (EIC), të cilët kanë programet e tyre të veçanta të punës. Ajo sjellë ndryshim të qartë në orientimin drejt konkurrueshmërisë, ndërsa vazhdon të mbështesë përsosmërinë shkencore dhe ndikimin shoqëror. Këto orientime janë në harmonizim me prioritetet kryesore politike të BE-së, siç përcaktohen në Udhëzimet Politike të Komisionit për vitet 2024-2029 dhe të prezentuara në Busullën e Konkurrueshmërisë së BE-së, prej të cilave të gjithë kërkojnë kontribute të konsiderueshme nga kërkimi dhe inovacioni për të përmbushur objektivat e tyre.

Horizon Europa mbështet kërkimin dhe inovacionin (R&I), veçanërsiht përmes programeve të punës, të cilat përcaktojnë mundësi për financimin e aktiviteteve kërkimore dhe inovative.

Programi Horizon Europe është në korelacion të drejtpërdrejt me Strategjinë e Specializimit Inteligjent S3 të Republikës së Maqedonisë dhe është e rëndësisë të madhe.

Të gjithë personat dhe subjektet juridike të interesuara të cilët plotësojnë standardet dhe kushtet për përfshirje ose koordinim të projekteve në kuadër të Programit Horizon 2025 mund të vizitojnë lidhjet e mëposhtme dhe të ndjekin kushtet për përfshirje ose aplikim të drejtpërdrejtë si koordinatorë të projekte:

https://research-and-innovation.ec.europa.eu/funding/funding-opportunities/funding-programmes-and-open-calls/horizon-europe/horizon-europe-work-programmes_en

https://research-and-innovation.ec.europa.eu/funding/funding-opportunities/funding-programmes-and-open-calls/horizon-europe/horizon-europe-work-programmes_en#work-programmes-under-horizon-europe

https://www.eua.eu/news/eua-news/horizon-europe-work-programme-2025-new-funding-opportunities-for-universities.html https://new-european-bauhaus.europa.eu/index_en

Personi kontaktues: Ksenija Haxhi Toseva Avramçeva

Koordinatore Kombëtare për Programin Horizon 2020

ksenija.avramcheva@mon.gov.mk

[ Wednesday, July 23, 2025 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje


7/23/2025

7/18/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar