Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASh-i dhe Brеinster do të bashkëpunojnë për futjen e inteligjencës artificiale në arsimin e mesëm

MASh-i dhe Brеinster do të bashkëpunojnë për futjen e inteligjencës artificiale në arsimin e mesëm

 

MASh-i dhe Brеinster do të bashkëpunojnë për futjen e inteligjencës artificiale në arsimin e mesëm

 

Pasi Fakulteti i Informatikës nga Shtipi iu bashkua përpjekjeve institucionale për të futur inteligjencën artificiale në sistemin kombëtar arsimor në Maqedoni që nga sot bashkëpunëtorë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në realizimin e këtij qëllim janë edhe institucioni privat i arsimit të lartë dhe shoqëria për edukim në internet, të cilat veprojnë nën markën Breinster.

 

Në konferencën ku u firmos Memorandum bashkëpunimi trepalësh, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, shprehu kënaqësinë që menaxhmenti dhe stafi i këtyre dy subjekteve arsimore kanë treguar përgjegjësi të lartë shoqërore dhe vullnet të fortë për të përdorur njohuritë dhe ekspertizën e tyre për të ndihmuar Ministrinë, Byronë për Zhvillimin e Arsimit dhe Qendrën për Zhvillimin e Arsimit Profesional në integrimin e këtij inovacioni teknologjik në programet arsimore në shkollat e mesme në vend.

 

„ Fokusi parësor i memorandumit që po e firmosim sot është mbështetja për futjen e inteligjencës artificiale në shkollat e mesme. Është e rëndësishme që nxënësit tanë të dinë ta përdorin atë në mënyrë etike në arritjen e qëllimeve arsimore dhe profesionale. Por Breinster do të ndihmojë edhe në integrimin e sipërmarrjes si fushë dhe temë në programet mësimore të arsimit të mesëm, dhe unë i falënderoj për dorën e shtrirë“, tha Janevska.

 

Rikujtoi se MASH dhe Fakulteti e Informatikës në Shtip, tashmë kanë përgatitur dokument me udhëzime për mësimdhënësit dhe për nxënësit lidhur me zbatimin e inteligjencës artificiale nga shtatori, e cila siç u shpreh ajo, do të jetë hyrje për përfshirjen e temave konkrete në programet mësimore në çdo klasë.

 

“Zhvillimi i sistemit arsimor kombëtar dhe kujdesi për krijimin e gjeneratave të reja cilësore dhe gjeneratave të edukuar mirë është obligim i gjithë shoqërisë. Prandaj, më vjen mirë që përgjegjësia shoqërore po rritet vazhdimisht, ndërsa institucionet fitojnë partnerë të rinj”, shtoi ministrja.

 

Themeluesi i grupacionit Breinster, Petar Ninovski, potencoi se për ata kjo është një ditë e rëndësishme, pasi po formalizohet bashkëpunimi me MASH-in dhe po ndërmerret një hap i madh përpara drejt qasjes sistematike në futjen e aftësive të lidhura me njohuritë të in-teligjencës artificiale në arsimin e mesëm.

„Besojmë se së bashku mund të ndërtojmë sistemin arsimor i cili jo vetëm që i ndjek trendet botërore, por edhe merr pjesë aktive në definimin e tyre. Jemi të lumtur që vendi e ka njohur

potencialin që ne posedojmë dhe jemi veçanërisht mirënjohës ndaj ministres Janevska për lid-ershipin dhe vizionin e treguar. Të rinjtë meritojnë përgatitje cilësore, në mënyrë që të mund të krijojnë të ardhme më të mirë për Maqedoninë. Është nder për ne të jemi pjesë e këtij procesi të transformimit shoqëror”, theksoi Ninovski.

 

Lajme dhe Ngjarje


7/18/2025

7/18/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar