Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Ndahen mjete për tre komuna për projekte të reja infrastrukturore në arsim

Ndahen mjete për tre komuna për projekte të reja infrastrukturore në arsim

 

 Ndahen mjete për tre komuna për projekte të reja infrastrukturore në arsim

 

Me 135 milionë denarë do të realizohen tre projekte kapitale infrastrukturore në fushën e arsimit në po aq komuna, ku do të përmirësohen kushtet për mësim për nxënësit, si dhe për kushte më të mira pune për mësimdhënësit. Sot në Qeveri, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, firmosi marrëveshje me kryetarët e komunave Kisella Vodë, Manastir dhe Vallandovë, të cilët kanë parashtruar aplikime për mbështetje projektesh në thirrjen e dytë nga instrumenti për investime kapitale i Qeverisë.

Në komunën Kisella Vodë, me buxhet prej 33,3 milionë denarë do të zgjerohet objekti në kuadër të Shkollës Fillore „Nevena Georgieva Dunja“. Në Shkollën e Mesme „Goce Dellçev“ në Vallandovë do të ndërtohet pishinë e mbyllur për not, për të cilën janë siguruar 61,5 milionë denarë, ndërsa në Shkollën Fillore „Тodor Angelлovski“ në Manastir do të ndërtohet palestër e re sportive me vlerë prej 40,3 mil-ionë denarë.

Avancimi i infrastrukturës arsimore është ndër prioritetet e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sepse është një nga shtyllat kryesore të cilësisë së sistemit arsimor, së bashku me tekstet shkollore cilësore, programet mësimore dhe kuadrin e motivuar. Në ditët në vijim do të firmosen marrëveshje për mbështetje të projekteve infrastrukturore arsimore edhe me disa komuna të tjera, aplikimet e të cilave janë pranuar përmes thirrjes së shpallur nga Qeveria.

 

Lajme dhe Ngjarje


7/18/2025

7/18/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar