Shqetësues është qëndrimi i partisë politike LSDM e cila sot organizoi konferencë për medie për të shprehur shqetësimin se rekonstrukcioni i dy konvikteve për studentë në Shkup – „Kuzman Josifovski – Pitu“ dhe „Stiv Naumov“ në vend që të përfundojë në muajin tetor do të përfundojë në dhjetor të këtij viti! Kjo është e njëjta parti politike që drejtoi Qeverinë gjatë së cilës ndryshuan katër ministra të Arsimit dhe asnjëri prej tyre nuk arriti të fillojë rokonstrukcionin e konvikteve studentore.
Ky proces filloi vitin e kaluar dhe u intensifikua nga udhëheqësia aktuale e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Siç është njoftuar disa herë, se të dy konviktet e përmendura do të rinovohen plotësisht deri në fund të vitit kalendarik dhe do të jenë të gatshme për të akomoduar studentët në semestrin e dytë të vitit akademik 2025–2026.
Në ndërkohë, buxheti për këtë aktivitet të madh infrastrukturor është rritur me 5,5 milionë euro. Është siguruar grant i pakthyeshëm nga Bashkimi Evropian, për të cilin ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, disa ditë më parë firmosi marrëveshje.
Të rinjtë duhet të jenë të qetë. Lajmet e rreme dhe konstruksionet politike nuk duhet t`i demotivojnë që të vazhdojnë të investojnë në njohuritë e tyre, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojë t`i mbështesë dhe të përmirësojë standardin e studentëve.
Rikujtojmë se gjatë vitit të kaluar janë pranuar rreth dhjetë kërkesa të organizatave dhe shoqatave studentore. Është mundësuar vazhdimi i transportit falas, me të cilën pas tre vitesh prej kur Qeveria e mëparshme nuk siguronte mjete, i janë transferuar 120 milionë denarë NPT Shkup. Është zgjeruar përfshirja e masës për subvencionimit e racionit për studentë , ndërsa nga muaji prilli i vitit 2025, tashmë statusi i punës nuk është kusht për studentët për të realizuar të drejtën, kështu që subvencionimin e racionin për studentë e shfrytëzojnë edhe studentët e rregullt të studimeve deridiplomike të cilët kanë të ardhura mujore më të ulëta se paga minimale neto mesatare, por edhe studentët e studimeve pasdiplomike.
Janë lehtësuar kriteret për përfitimin e bursave për studentët e regjistruar në programe studimore për kuadrin mësimdhënës. Për bursat për ciklin e dytë të studimeve në vend, është mundësuar të aplikojnë studentët me studime trevjeçare deridiplomike të përfunduar, të cilët më parë ishin të diskriminuar. Janë digjitalizuar procedurat për realizimin e të drejtës për bursë dhe tani më nuk dorëzohen Marrëveshjet dhe Aktvendime në letër. Përfundimisht buxheti për standardin studentor këtë vit është rritur për 18% krahasuar me vitin e kaluar.
Në vend që të heshtin, ata të cilët i shpërngulën të rinjtë nga Maqedonia janë më të zhurmshmit kinse duan të bëjnë diçka për ta. Gjatë 7 viteve, numri i nxënësve është ulur për 17 mijë, ndërsa i studentëve për 7 mijë, gjë që është rezultat i politikave të këqija jo vetëm në arsim, por edhe në politikat e përgjithshme që lidhen me të rinjtë.