Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska i`u ndau çmime nxënësve me esetë më të mira me rastin e 80-vjetorit të kodifikimit të gjuhës standarde maqedonase

Janevska i`u ndau çmime nxënësve me esetë më të mira me rastin e 80-vjetorit të kodifikimit të gjuhës standarde maqedonase

 

Janevska i`u ndau çmime nxënësve me esetë më të mira me rastin e 80-vjetorit të kodifikimit të gjuhës standarde maqedonase

 

 

Gjashtë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme fituan me esetë e tyre në po aq kategori në kuadër të konkursit me rastin e 80-vjetorit të kodifikimit të gjuhës standarde maqedonase. Konkursi u shpall nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës më 5 maj, kur edhe shënohet Dita e Gjuhës Maqedonase, dhe për të cilin u regjistruan mbi 320 aplikime nga nxënës që ndjekin mësimin nga klasa e katërt e arsimit fillor deri në vitin e katërt të shkollës së mesme.

 

Fituesit e konkursit, sot në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, realizuan takim me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Prof.Dr.Vesna Janevska, e cila i`u ndau dhurata simbolike.

 

Gjuha është shpirti dhe identiteti i një populli, simbol i individualitetit dhe i veçantisë. Prandaj, është jashtëzakonisht e rëndësishme ta respektojmë dhe të vazhdojmë të kujdesemi për zhvillimin e gjuhës maqedonase, por edhe të të gjitha gjuhëve të tjera që fliten nga qytetarët e Maqedonisë. Ju përgëzoj për përkushtimin, për punën e palodhur dhe Ju uroj shumë suksese dhe fitore në të ardhmen," tha ministrja Janevska, duke shprehur kënaqësi që të rinjtë dëshirojnë të krijojnë dhe të marrin pjesë në gara.

 

Nxënësit nga klasa e katërt deri në të gjashtën garuan me temën „Gjuha ime maqedonase është si ylber, plot ngjyra dhe fjalë“, ndërsa vendin e parë e fitoi Luka Stojanoviq nga ShF „Vidoe Podgorec“ f. Koleshinë,  Novo Sellë. Nxënësit nga klasa e shtatë deri në të nëntën shkruan me temën „Gjuha ime maqedonase – identiteti im, trashëgimi kulturore dhe amanet“ dhevendi i parë i takoi nxënëses Iva Josifovska nga ShF „Goce Dellçev“ – Prilep, ndërsa për të njëjtën temë, përmes nxënësve nga viti i parë deri në të katërtën të arsimit të mesëm, çmimin e parë e fitoi nxënësja Tijana Atanasova nga ShMK „Josif Josifovski“ – Gjevgjeli.

 

Nxënësja Riga Kurtaj nga ShF "25 Maj" - Gazi Babë është fitues në kategorinë e nxënësve nga klasa e katërt deri në të gjashtë të cilët mësojnë në gjuhë mësimore ndryshe nga gjuha maqedonase, ndërsa garuan në temën "Maqedonishtja dhe gjuha ime amtare janë mike".

 

Nxënësit nga klasa e shtatë deri në të nëntën, të cilët mësojnë në gjuhë mësimore të ndryshme nga gjuha maqedonase, shkruan me temën „Gjuha maqedonase dhe gjuha ime amtare janë pasuri e cila nuk rëndon, por lartëson“, ndërsa eseja më e mirë është e nxënëses Erina Bajrami nga ShF „Naim Frashëri“ – Kumanovë. Ndërsa për të njëjtën temë, në mesin e nxënësve nga viti i parë deri në të katërtën nga shkollat e mesme të cilët ndjekin mësim në gjuhë të ndryshme nga gjuha maqedonase, çmimin e parë e fitoi eseja e nxënësit Aldin Murati nga ShShRFRShD „Dimitar Vllahov“ – Kisella Vodë, e shkruar në shkrim e Brajit.

 

 

Lajme dhe Ngjarje


7/17/2025

7/11/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar