Në vitin e ri shkollor, për herë të parë do të ketë asistentë arsimorë jo vetëm në shkollat fillore, por edhe në shkollat e mesme, për të cilat Qeveria aktuale propozoi, ndërsa deputetët miratuan zgjidhje të re ligjore që do të thotë avancimi i gjithëpërfshirjes së sistemit kombëtar arsimor.
Ndoshta kjo është dhimbja në radhët e partisë politike të LSDM, ku pasi dështuan përpjekjet e tyre për të manipuluar opinionin me akuza se nga shtatori nuk do të ketë tekste shkollore, tani po riorientohen dhe po përpiqen t’i shqetësojnë prindërit dhe kujdestarët e nxënësve me aftësi të kufizuara me trillime të reja, dhe kështu të ndikojnë në krijimin e opinionit publik për punën e udhëheqjes aktuale të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
MASH-i reagon ndaj akuzave se asistentët arsimorë po largohen nga puna dhe procesi i punësimit po bëhet në mënyrë partiake, si dhe po punësohet kuadri joadekuat.
Angazhimi i asistentëve arsimorë është proces plotësisht transparent dhe nuk zbatohet nga Ministria, por nga udhëheqësia e shkollave fillore dhe të mesme me qendra burimesh, disa prej të cilave u krijuan pikërisht gjatë kohës kur LSDM ishte në pushtet, partia që sot konteston punën e tyre, ndërsa Ministria e Arsimit beson në ekspertizën dhe profesionalizmin e tyre.
Angazhimi i tyre është me kohë të caktuar, dhe kjo ndodh sepse numri i kuadrit që nevojitet çdo vit është i ndryshëm dhe varet nga nevojat e raportuara nga prindërit/kujdestarët e nxënësve me vështërsi . Çdo asistent arsimor për çdo vit shkollor vijues, aplikon sërish në thirrje publike për t`u angazhuar.
Udhëheqësia e re e Ministrisë ka iniciuar zgjerimin e Normativit për këtë lloj kuadri profesional, me qëllim që të angazhohen mjaftueshëm asistentë arsimorë, persona me arsim të përshtatshëm, dhe të plotësohen nevojat e të gjitha shkollave fillore të rregullta, e për herë të parë edhe të shkollave të mesme të rregullta ku ka nxënës me nevoja të veçanta arsimore.
Në shpalljet publike aplikojnë shumë kandidatë, ndërsa pranohen ata që i plotësojnë kushtet dhe janë më të ranguar nga komisionet, të cilat, siç paralajmërojmë, formohen nga drejtoritë e shkollave. Siç theksuam, në pjesën më të madhe, këto janë kuadro që kanë qenë të angazhuar edhe në vitet e kaluara shkollore, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për fushë me mungesë kuadrosh.
Edhe pse roli primar i asistenti arsimor është të ofrojë mbështetje për mësimdhënësin në mënyrën e qasjes dhe përmbushjes së nevojave të veçanta arsimore të nxënësve në një klasë, megjithatë e kuptojmë ndjenjën e sigurisë së prindërve/kujdestarëve kur fëmija ka asistent arsimor që është plotësisht i përkushtuar vetëm për të, çdo ditë shkollore. Prandaj, janë bërë ndryshime në rregullativën ligjore, për t`u dalë në ndihmë të gjithë nxënësve dhe prindërve/kujdestarëve. Shkollat me qendra burimore, në përputhje me dispozitat ligjore, po bëjnë përpjekje që asistenti arsimor të vazhdojë të punojë me nxënësin të cilit deri në atë moment i ka ofruar asistencë për të lehtësuar përvetësimin e lëndëve mësimore dhe detyrave të përditshme.
Gjithashtu, theskojmë se edhe këtë vit, për herë të parë, shpalljet për punësimin e asistentëve arsimorë u publikuan në qershor, në mënyrë që përzgjedhja të mund të përfundonte para fillimit të vitit shkollor dhe ata të mund të fillonin punën e tyre me kohë nëpër shkolla.
LSDM me akuza të tilla të pabaza dhe përhapjen e lajmeve të rreme për të minuar besimin e opinionit në institucione, në fakt po humbet kredibilitetin e vet midis njerëzve. Do të ishte mirë të dëgjonim ndonjë ide konstruktive në periudhën e ardhshme dhe të shihnim përparim në radhët e tyre, në vend që të shihnim ngecje.