Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Nxënësit e SHFQB „Idnina” nga shtatori do të mësojnë përkohësisht në objekt tjetër shkollor

Nxënësit e SHFQB „Idnina” nga shtatori do të mësojnë përkohësisht në objekt tjetër shkollor

 

Nxënësit e  SHFQB „Idnina” nga shtatori do të mësojnë përkohësisht në objekt tjetër shkollor

 

Nxënësit e Shkollës Fillore me Qendër Burimore Idnina” në Çair, nga shtatori do të ndjekin përkohësisht mësimin në hapësirat e Shkollës së Mesme Shtetërore për Rehabilitim dhe Arsim „Shën Naum i Ohrit në Qendër, ku për këtë qëllim, me mbështetjen e Odës Ekonomike Maqedoni–Turqi (MATTO), do të adaptohen dhe rikonstruohen hapësirat që deri më tani nuk janë përdorur.

 

Me këtë rast, sot shkollën e mesme e vizituan ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof.Dr. Vesna Janevska, dhe përfaqësues të udhëheqësisë së MATTO-s, të kryesuar nga kryetari i bordit drejtues të odës, Ajdovan Ademoski, të cilët së bashku me drejtorin e shkollës firmosën marrëveshje për donacion, mbi bazën e së cilës do të realizohen punimet ndërtimore.

 

Janevska theksoi se Qeveria po i qaset në mënyrë serioze tejkalimit të sfidave të shumta të trashëguara në arsim, dhe se zgjidhjet gjenden dhe realizohen më lehtë me mbështetjen e partnerëve dhe bashkëpunëtorëve, ndër të cilët është edhe MATTO, e cila në këtë rast ndan 100 mijë euro.

 

"Oda do të ndihmojë në renovimin dhe adaptimin e hapësirave në këtë shkollë, me qëllim që deri në shtator të jetë në gjendje të ofrojë mësimdhënie dhe arsimim të përkohshëm për nxënësit e Shkollës Fillore me Qendër Burimore Idnina” në komunën e Çairit, e cila është në gjendje katastrofale dhe për shkak se përbën rrezik për shëndetin dhe jetën e fëmijëve dhe të punonjësve, objekti është mbyllur, ndërsa planifikohet ndërtimi i objektit të ri tha Janevska.

 

"Ajo informoi se rreth 70 nxënës të rregullt të shkollës fillore „Idnina”  dhe 130 të tjerë me të cilët punohet sipas programeve individuale, do të kenë qasje në arsim të sigurt dhe cilësor nga muaji shtator, ndërsa mësimi në hapësirat e adaptuara do të zhvillohet në dy turne. Janevska bëri apel që përgjegjësia shoqërore e Odës MATTO të shërbejë si shembull që duhet ndjekur edhe nga odat e tjera, organizatat dhe shoqatat, sepse, siç theksoi ajo, zhvillimi i arsimit duhet të jetë mision i përbashkët shoqëror, nga realizimi i të cilit përfitojmë të gjithë."

"Kryetari i Odës, Ajdovan Ademoski, tha se të gjithë fëmijët meritojnë qasje të barabartë në arsim cilësor dhe se duhet t`u kushtohet vëmendje e veçantë nxënësve me aftësi ndryshe, në mënyrë që ata të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Oda do të vazhdojë të ndihmojë kudo që ka nevojë dhe sipas mundësive."

 

Lajme dhe Ngjarje


7/4/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar