Në bazë të nenit 50 të Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore - Shkencore (“Gazeta Zyrtare e RM-së “nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14, 145/15, 154/15, 30/16 dhe 53/16), dhe (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 257/20, 163/21, 64/24 dhe 235/24) dhe neni 3 i Rregullores për mënyrën dhe procedurën për financimin e projekteve kërkimore-shkencore, përkatësishtë programeve (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 82/09, 149/09, 34/11 dhe 129/13) dhe Aktvendimi për publikimin e Shpalljes publike të përsëritur për përzgjedhjen e recensentëve nr. 15-9390//1 të datës 03.07.2025, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut, publikon:
SHPALLJE PUBLIKE E PËRSËRITUR
për përzgjedhjen e recensentëve të cilët do t’i recenzojnë projektet pas shpalljes së Konkursit për financimin e projekteve kërkimore-shkencore në universitetet shtetërore-fakultetet/institutet shkencore/ASHAM për vitin 2025
Ministria e Arsimit dhe Shkencës nga kandidatët e paraqitur do të kryej përzgjedhen e recensentëve, të cilët do t’i recenzojnë propozim - projektet e parashtruara sipas Konkursit për financimin e projekteve kërkimore-shkencore dhe universitete shtetërore-fakultetet/institutet shkencore/ASHAM për vitin 2025.
Recensentët duhet të jenë nga radhët e hulumtuesve kryesorë të njohur dhe të pranuar me titull shkencor, gjegjësishtë me titull mësimorо-shkencor nga sfera përkatëse shkencore dhe nga lëmia shkencore e kërkimit dhe të kenë të paktën 7 vjet përvojë pune në këtë fushë. Përparësi do të kenë recensentët të cilët kanë përvojë ndërkombëtare.
Recensentët duhet të jenë nga lëmit shkencore në vijim, sfera shkencore dhe fusha shkencore të kërkimit:
1. Shkencat matematiko-natyrore
2. Shkencat tekniko - teknologjike:
3. Shkencat mjekësore dhe shëndetësore:
4. Shkencat bioteknike:
5. Shkencat shoqërore:
6. Shkencat humane:
Si dhe fushat e mëposhtme të Strategjisë së Specializimit Intelegjent në drejtim së tranzicionit dixhital dhe të gjelbër:
o Bujqësi dhe ushqim intelegjent me vlerë të shtuar më të lartë;
o Teknologji informatike dhe komunikimi (TIK);
o Industria elektromakinerike - Industria 4.0;
• Materiale të qëndrueshme dhe ndërtesa intelegjente;
• Energjia dhe
• Turizmi
Recensuesit përzgjedhur, projektet do t’i vlerësojnë në bazë të komponentëve në vijim:
- plotësimin e kushteve/obligimeve të pëlqimit nga pika 3.3 të Konkursit dhe plotësimin e të dhënave/informatave të dhënë nga fletëparaqitja për kriteret sipas të cilave është kryer vlerësimi (pikëzimi),
- karakter shkencor i studimit përfundimtar,
- realizim i qëllimeve të propozuara të projektit,
- përdorimi i metodologjisë së propozuar,
- relevancë e rezultateve të fituara,
- përfshirja e ekipit të propozuar,
- shpenzimi i mjeteve sipas buxhetit të miratuar dhe raportit financiar dhe narrativ.
Kandidatët e interesuar fletëparqitjes detyrimisht duhet t’i bashkangjesin:
- dëshmi se kanë më shumë se 7 vjet përvojë pune në fushën, dëshmi për punën me projekte ndërkombëtare (vendim për zgjedhje e titullit, vërtetim nga institucioni për marrëdhënien e punës ose etj.)
- deklaratë nga recensent se nuk ka konflikt të interesave, nuk ka interes personal, nuk do të fitojë përfitime materiale ose jomateriale për të dhe për personat e tij të afërm si rezultat i pjesëmarrjes së tij në konkursin e shpallur.
Në procedurën e vlerësimit, recensentët duhet t`i përmbahen normave profesionale dhe etike (objektiviteti, paanshmëria dhe shmangia e konfliktit të interesit).
Fletëparaqitja për recensent, plotësohet në formë elektronike në portalin elektronik uslugi.mon.gov.mk:
Afati i fundit për dorëzimin e fletëparaqitjeve është 21.07.2025 (ora 00:00)
Fletëparaqitjet e pakompletuara ose të dorëzuara jo në kohë, nuk do të shqyrtohen.