Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: Arsimi i mesëm profesional nuk është më alternativë, por zgjedhja e parë tek të rinjtë

Janevska: Arsimi i mesëm profesional nuk është më alternativë, por zgjedhja e parë tek të rinjtë

 

Janevska: Arsimi i mesëm profesional nuk është më alternativë, por zgjedhja e parë tek të rinjtë

 

 

Arsimi i mesëm profesional në Maqedoni është model i suksesshëm që lidh në mënyrë efektive mësimin teorik me punën praktike. Nxënësit kanë mundësinë të fitojnë njohuri të aplikueshme me të cilat mund të përfshihen shpejt në tregun e punës ose të vazhdojnë me avancimin akademik. Të rinjtë e dinë këtë, prandaj arsimi profesional nuk është më alternativë, por zgjedhja e parë mes tyre.

 

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof.Dr. Vesna Janevska, në konferencëm të dedikuar zhvillimit të arsimit dhe trajnimit profesional në Maqedoni, organizuar nga Ambasada Zvicerane dhe projekti E4E – „Arsim për Punësim“.

 

Synojmë përsosmëri në arsimin e mesëm profesional. Miratuam ligj të ri me të cilin rregulluam konceptin e arsimit dual, po rrisim numrin dhe po fuqizojmë qendrat rajonale për arsimin e mesëm profesional. Në bashkëpunim me odat po rrisim numrin e kompanive të përfshira në trajnime praktike dhe përfshimë profesione  konform nevojave të ekonomisë. Siguruam buxhet prej 50 milionë denarë për 1,570 bursa për nxënësit që në vitin e ri shkollor do të regjistrohen në paralele duale,” tha Janevska.

 

Ministrja theksoi se përpjekjet e institucioneve dhe organizatave partnere kanë reflektim të shkëlqyer. Trendi i rritjes së vazhdueshme të numrit të nxënësve vazhdoi edhe gjatë afatit të regjistrimit në qershor për arsimin e mesëm, me më shumë se dyfishin e nxënësve të regjistruar në shkollat e mesme profesionale krahasuar me gjimnazet.

 

Në konferencë u promovua edhe aderimi i Maqedonisë në anëtarësimin në rrjetin World Skills Europe, i cili mundëson lidhjen dhe shkëmbimin e praktikave dhe përvojave pozitive midis vendeve dhe institucioneve në fushën e arsimit profesional dhe trajnimit, dhe në kuadër të së njejtës organizohen gara ndërkombëtare të nxënësve. Sipas Janevskës, kjo do të mundësojë përparim shtesë të cilësinë të arsimit profesional në vend.

 

" Do të përdorim mundësitë të cilat i ofron rrjeti. Do të përdorim praktikat e mira dhe njohuritë më të gjera në mënyrë më efektive t`i orientojmë investimet e ardhshme në modernizimin e objekteve të trajnimit profesional. Në këtë mënyrë, do të vazhdojmë të ndihmojmë brezat tanë të rinj të përfundojnë me sukses arsimin e tyre që do t`i shpien drejt profesioneve të dëshiruara, ndërsa  qëllimi përfundimtar është punësimi i lartë i të rinjve", tha ministrja.

 

Në konferencë u drejtua edhe ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni, Veronik Ulman, si dhe Nino Buiq, ndihmës-drejtori për Çështjet Evropiane, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe projektet në Agjencinë për Arsim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve, delegat zyrtar i WorldSkills Kroaci. Të dy bashkëbiseduesit konfirmuan përparimin në cilësinë e arsimit të mesëm profesional në vend.

 

Lajme dhe Ngjarje


7/3/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar