Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Стипендии / Bursa të Fondacionit „Atanas Bliznakof“ për studentët e UKM

Bursa të Fondacionit „Atanas Bliznakof“ për studentët e UKM

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndan informacionin se Fondacioni „Atanas Bliznakof“ në bashkëpunim me Fondacionin MK2025 shpalli thirrje për ndarjen e bursave për vitin akademik 2025/2026 për studentët e rregullt të regjistruar në ciklin e parë të studimeve në Universitetin „Shën Kirili dhe Metodi“në Shkup.
Bursat kanë për qëllim të mbështesin studentët e shquar akademikisht, në mënyrë që t`u mundësojnë atyre të vazhdojnë arsimin e tyre të lartë pa ndërprerje dhe të inkurajojnë zhvillimin e tyre personal dhe profesional.
Shuma e bursës:
2,500 dollarë amerikanë (në kundërvlerë të denarit), të paguara një herë në vit në llogarinë e transaksionit të përfituesit të bursës.
Afati i fundit për aplikim:
30 gusht 2025 (deri ora  23:59)
Mënyra e aplikimit:
Të gjitha dokumentet e kërkuara dorëzohen në formë elektronike përmes platformës. . https://e-scholarship.macedonia2025.com/#/home
Më shumë informacione  në linkun
 
 

Стипендии


7/30/2025

7/30/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar