Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janë shpërblyer nxënësit maqedonas të cilët fituan vendin e dytë në Kuizin Evropian të Parasë, Janevska njoftoi avancimin e modelit të edukimit financiar

Janë shpërblyer nxënësit maqedonas të cilët fituan vendin e dytë në Kuizin Evropian të Parasë, Janevska njoftoi avancimin e modelit të edukimit financiar

 

Janë shpërblyer nxënësit maqedonas të cilët fituan vendin e dytë në Kuizin Evropian të Parasë, Janevska njoftoi avancimin e modelit të edukimit financiar

 

 

Vendi i dytë mes ekipeve nga 30 vende, në mes të 73 mijë konkurrentëve është arritje shumë e lartë dhe konfirmim se Maqedonia ka fëmijë të talentuar dhe të arsimuar të cilët i njohin mirë proceset ekonomike, dinë të planifikojnë buxhetin dhe të menaxhojnë paratë dhe rreziqet financiare, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, në ndarjen e çmimeve ekipit të nxënësve që përfaqësoi Maqedoninë në Kuizin Evropian të Parasë 2025, të organizuar nga Federata Evropiane e Bankave.

 

"Ministria e Arsimit dhe Shkencës angazhohet për rritjen e shkrim-leximit financiar tek të gjithë të rinjtë. Është e rëndësishme dhe për këtë arsye do të fillojmë bashkëpunim më serioz me institucionet financiare si Banka Popullore, Shoqata Bankare e Maqedonisë dhe Komisioni i Letrave me Vlerë dhe së bashku do të formësojmë modelin përmes të cilit do t`i edukojmë gjeneratat e reja financiarisht edhe më efektivë", tha Janevska.

 

Ministra informoi se vendi ka rritur mjetet për mbështetjen e nxënësve të talentuar, që të mund pa asnjë shqetësim, në të ardhmen të marrin pjesë në gara dhe olimpiada të mëdha ndërkombëtare.

 

"Para së gjithash për shkak jush, meritoni mbështetje në ndërtimin e talenteve. Por edhe për t`i treguar botës se ky vend ka edhe fëmijë të jashtëzakonshëm që janë të gatshëm të menaxhojnë proceset shoqërore dhe të marrin pjesë në krijimin dhe drejtimin e trendeve dhe aktuale", shtoi ministrja.

 

Ministrja shprehu mirënjohje ndaj Shoqatës Bankare të Maqedonisë për organizimin e kuizit kombëtar të parave dhe kërkoi që aktiviteti të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse stimulon shpirtin konkurrues të të rinjve dhe kontribuon në ndërtimin e shkrim-leximit financiar dhe gjeneratave të përgjegjshme.

 

Çmimet në ngjarjen e sotme u ndanë edhe nxënësve të cilët fituan vendin e dytë dhe të tretë në kuizin kombëtar të parave.

 

Në Kuizin Evropian të Parave të këtij viti, në të cilin garojnë nxënës të moshës prej 12 deri në 15 vjeç, vendin e dytë e fituan nxënësit maqedonas Marin Hristovski dhe Aleksej Mickoski nga SHFK "Kire Gavrilovski - Jane" nga Prilepi, nën mentorimin e mësimdhënëses Sonja Jordanoska. Ekipi nga Italia fitoi vendin e parë, ndërsa vendi i tretë i takoi Suedisë.

 

Përfaqësuesit nga Maqedonia fituan vendin e dytë edhe në vitin 2019 dhe 2020, ndërsa në vitin 2024 ata ishin në vend të tretët.

 

Lajme dhe Ngjarje


7/1/2025

7/1/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar