Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Raporti i Janevskës: Arsimi dhe shkenca po marrin vëmendjen e nevojshme dhe bëhen burime kyçe të zhvillimit të vendit

Raporti i Janevskës: Arsimi dhe shkenca po marrin vëmendjen e nevojshme dhe bëhen burime kyçe të zhvillimit të vendit

 

Raporti i Janevskës: Arsimi dhe shkenca po marrin vëmendjen e nevojshme dhe bëhen burime kyçe të zhvillimit të vendit

 

Gjatë vitit të kaluar, realizuam një pjesë të madhe të përcaktimeve dhe qëllimeve programore, me çfarë vendosëm themelet për ndërtimin e sistemit arsimor kombëtar cilësor dhe konkurrues i cili do të mundësojë barazi, efikasitet, njohuri dhe aftësi të nevojshme, sinkronizim me tregun e punës dhe kënaqësi të përgjithshme tek të gjithë palët e interesuara në procesin edukativo-arsimor. Fokusi i Qeverisë është edhe shkenca, është investuar dyfish më shumë se më parë, kështu që këto dy segmente, arsimi dhe shkenca, të marrin vëmendjen e nevojshme dhe të bëhen vërtet burime kyçe të zhvillimit në vend.

 

Këtë e theksoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, në konferencën e sotme, ku së bashku me zëvendësministrin, sekretarin shtetërore dhe drejtorët e Shërbimit Pedagogjik, Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe Qendrës Shtetërore të Provimeve, informoi për rezultatet e arritura në vitin e parë të mandatit.

 

"Mungesa e teksteve shkollore ishte sfida e parë me të cilën u përballëm, por e tejkaluam edhe pavarësisht afatit të shkurtër. Botuam dhe dorëzuam tekstet shkollore tashmë të miratuara, ndërsa përpiluam edhe disa tekste shkollore dhe materiale mësimore të reja për shkollën fillore, për lëndë për të cilat deri atëherë nuk kishte asnjë mjet ndihmës të tërësi. Botuam edhe mbi 100 tituj të rinj në arsimin e mesëm profesional. Nxënësit kishin dhe do të kenë nga çfarë të mësojnë edhe në vitin e ri shkollor", tha Janevska, duke informuar se procedurat për prokurimin dhe botimin e teksteve shkollore të cilat do të përdoren nga shtatori, janë duke u zhvilluar, përfshirë ato për gjuhët e huaja të cilët mungonin për 6 vite.

 

Ministrja falënderoi mësimdhënësit të cilët morën pjesë aktive në krijimin dhe zbatimin e ndryshimeve të deritanishme, duke theksuar se kujdesi i vendit ndaj tyre do të rritet në të ardhmen.

 

"Sollëm vendim në faza, ritje reale të pagave të mësimdhënësve në periudhë prej 4 vitesh. Dhe tashmë kanë marrë mbi 12%. Profesorët universitar sërish, nga januari i këtij viti kanë marrë rritje prej 14%", tha Janevska.

 

Ajo gjithashtu rikujtoi se mësimdhënësit janë të përjashtuar nga detyrimet administrative për futjen e trefishtë të të dhënave identike - në ditar elektronik, në certifikata dhe në librat amë, në mënyrë që të mbetet më shumë kohë për t`iu përkushtuar thelbit të procesit arsimor.

 

Në lidhje me investimet në infrastrukturë, tha se me 2 miliard denarë po ndërtohen 7 ndërtesa të reja shkollore, 20 ndërtesa janë rindërtuar, po ndërtohen edhe 4 salla të reja sportive,

ndërsa dy konvikte për student në Shkup po rinovohen tërësisht. Mbi 50 shkolla do të pajisen me fotovoltaikë, ndërsa deri në fund të vitit do të vazhdojë ndërtimi i FSHIIK-ut dhe FKF-së, por edhe do të fillojë ndërtimi i kampuseve për Universitetin "Nënë Tereza" në Shkup dhe Fakultetin e Mjekësisë në Shtip.

 

"Dy procese për të cilat jam përkushtuar shumë personalisht që nga fillimi i mandatit tim janë optimizimi i rrjetit shkollor dhe futja e punës me një ndërrim. Të dyja po zhvillohen paralelisht, ndërsa do të mundësojnë mësimdhënie më cilësore, qëndrime më të gjata të fëmijëve në shkollë dhe socializim më të madh të nxënësve nga mjediset rurale, ruajtve të mjedisit në kohë afatgjate dhe riinvestim efektiv të tyre, si dhe duke zgjidhur sfidën me mësimdhënësit tepricë", tha ministri, duke shtuar se 153 shkolla realizuan mësimdhënie me një ndërrim këtë vit, dhe së shpejti do të krijohen kushte edhe në 6 shkolla tjera.

 

Ministrja shprehu kënaqësi për bashkëpunimin me studentët, me të cilët, siç tha ajo, po punojmë së bashku për avancimin e standardit të të rinjve dhe në atë drejtim, deri më tani janë pranuar dhjetra kërkesa të tyre për zgjerimin e të drejtave dhe mundësive të studentëve.

 

"Shkenca është fokusi ynë, sepse pa shkencë nuk ka zhvillim të vendit. Ne e kemi dyfishuar buxhetin për zhvillimin e veprimtarisë shkencore - kërkimore dhe tani arrin në 680 milionë denarë. Tre thirje janë shpallur tashmë për financimin e projekteve inovative shkencore - kërkimore, ndërsa mbetëm edhe partnerë me Qendrën e Përbashkët Kërkimore të Komisionit Evropian, e cila ka hapur dyert e laboratorëve të saj për shkencëtarët dhe studiuesit maqedonas. Bazat e të dhënave me literaturë dhe punime shkencore Web of Science dhe Scopus i kemi bërë falas për të gjithë punonjësit dhe studentët e universiteteve shtetërore", shtoi ministrja.

 

Brenda një viti, Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe shërbimet e MASH-it kryen mbi 2,000 inspektime të institucioneve arsimore dhe shkencore. Për shkak të mosaktivitet ose mosveprimit sipas udhëzimeve të dhëna, janë mbyllur 14 institute shkencore private dhe shkolla të arsimit të lartë profesional.

 

Në këtë periudhë janë ndërtuar edhe rregullativat ligjore, duke futur asistentë arsimorë në shkollat e mesme, duke ofruar mbështetje më të madhe për nxënësit e talentuar të cilët marrin pjesë në gara ndërkombëtare, si dhe mbështetje financiare për shoqatat e mësimdhënësve të cilët organizojnë olimpiada ndërkombëtare në Maqedoni. Është mundësuar orientim profesional, gjegjësisht në karrierë, për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, ndërsa procesi formal arsimor i personave të cilët vuajnë dënime në institucionet ndëshkuese dhe ato edukativo - korrektuese, si dhe procesi arsimor i personave të moshës së tejkaluar për shkollë.

 

Janevska pret që të gjithë pjesëmarrësit në krijimin dhe zbatimin e ndryshimeve të vazhdojnë të punojnë me të njëjtin ritëm, sepse është mjaft e qartë se si po kthehet pakujdesia e së

kaluarës - me fëmijët e periudhës së fundit në testet PISA, universitetet të cilat nuk janë në renditjen botërore dhe shkencëtarët të cilët largohen për të punuar për vende të tjera. Ajo gjithashtu falënderoi median për monitorimin e punës së institucioneve dhe për sugjerimet që përmirësojnë efikasitetin institucional.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar