Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: Janë vënë themelet e arsimit me të cilën të rinjtë do të jenë konkurrues në nivel global, por mbi të gjitha të suksesshëm në vendin e tyre

Janevska: Janë vënë themelet e arsimit me të cilën të rinjtë do të jenë konkurrues në nivel global, por mbi të gjitha të suksesshëm në vendin e tyre

 

Janevska: Janë vënë themelet e arsimit me të cilën të rinjtë do të jenë konkurrues në nivel global, por mbi të gjitha të suksesshëm në vendin e tyre

 

 

Zhvillimi i arsimit filloi nga një minus i thellë. Një vit më parë, funksionaliteti i sistemit nuk ishte minimal, por në nivel të pakënaqshëm. Prandaj, së pari i bashkuam punët e institucioneve dhe i orientuam drejt ndalimit të rënies së mëtejshme të cilësisë dhe me aktivitet intensiv vendosëm themelet e sistemit të ri modern arsimor që do t`i orientojë të rinjtë ta duan vendin dhe njerëzit, të jenë të ndershëm, të përgjegjshëm dhe të përkushtuar, ndërsa me njohuritë dhe aftësitë e tyre të jenë konkurrues në botën globale, por mbi të gjitha, të suksesshëm në vendin e tyre.

 

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, në tribunën e sotme në Qeveri, ku u diskutua për realizimin e disa resorëve gjatë vitit të kaluar, përfshirë arsimin dhe shkencën.

 

"Ne u përqendruam në disa aspekte në vitin e parë të mandatit tonë. Avancuam rregullativën ligjore për shkak të më shumë të drejtave dhe mundësive. Përpiluam programe të reja mësimore, por edhe tekste shkollore të reja pa gabime, me përmbajtje të modernizuar dhe u kujdesëm për dorëzimin e tyre në kohë. Përparësi ishte edhe Infrastruktura dhe dua të theksoj se aktualisht kemi investime aktive prej 2 miliardë denarë. Kujdesin ndaj mësimdhënësve e treguam me rritje reale të pagave në arsimin fillor dhe të mesëm për 12,5%, ndërsa në arsimin e lartë për 14%", tha Janevska.

 

Duke iu referuar shkencës, Janevska theksoi se buxheti për këtë segment është rritur dyfish krahasuar me vitin e kaluar dhe arrin në 680 milionë denarë, si dhe se tashmë janë publikuar 3 njoftime për ndarjen e parave për projekte inovative kërkimorо - shkencorе të arsimit të lartë dhe institucioneve shkencore publike, ASHAM dhe kompanive të orientuara drejt inovacionit, të cilat do të ndihmojnë në arritjen e qëllimeve të Strategjisë së Specializimit Inteligjent.

 

"Rezultatet e punës sonë janë tashmë të dukshme, por efektivitetin e plotë do ta sohim në afat të mesëm, dhe kjo do të jetë diku në fund të këtij mandati të parë të Qeverisë aktuale", tha Janevska.

Duke iu referuar planeve të MASH-it për periudhën e ardhshme, ministrja tha se vazhdon procesi i rinovimit të programeve mësimore dhe teksteve shkollore, ndërsa inteligjenca artificiale si inovacion teknologjik së shpejti do të hyjë në shkollat e Maqedonisë. Do të vazhdojë të angazhohet për futjen e mësimdhënies me një ndërrim në shkolla, si dhe optimizimin e rrjetit shkollor, ndërsa po punohet edhe për formësimin e konceptit për reforma arsimin e mesëm.

 

"Perspektivë të re shoh edhe për fakultetet. Atje, planifikojmë futjen e konceptit të arsimit dual sipas modelit gjerman, dhe pionier do të jetë Fakulteti i Inxhinierisë Makinerike. Do të përmirësojmë infrastrukturën e arsimit të lartë, siç e di opinioni, po vazhdojmë procesin e ndërtimit të FSHIIK-së dhe FAF-së, ndërsa në faza po rindërtohet edhe konviktet studentore", shtoiministrja.

 

Në tribunë folën edhe zëvendëskryeministrat Ivan Stoilkoviç, si dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar