Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: hapi tjetër në procesin e transformimit digjital të sistemit arsimor është futja e inteligjencës artificiale

Janevska: hapi tjetër në procesin e transformimit digjital të sistemit arsimor është futja e inteligjencës artificiale

 

Janevska: hapi tjetër në procesin e transformimit digjital të sistemit arsimor është futja e inteligjencës artificiale

 

 

procesin e transformimit digjital të sistemit arsimor, integrimi i inteligjencës artificiale paraqet hapin tjetër logjik i cili do të avancojë ndjeshëm cilësinë, efikasitetin dhe gjithëpërfshirjen e arsimit në Maqedoni. Planifikojmë me kujdes edhe përmes qasjes strategjike të zbatojmë gradualisht këtë inovacion teknologjik në mënyrën e të mësuarit, realizimit të mësimdhënies dhe në përgjithësi në zhvillimin e burimeve njerëzore.

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, në Samitin Ndërkombëtar për Teknologji Arsimore, i cili po mbahet në Stamboll, prej më 20 deri më 22 qershor 2025, në organizim të Ministrisë së Arsimit Kombëtar dhe Shkencës të Republikës së Turqisë.

“E dijmë se inteligjenca artificiale nuk duhet të zëvendësojë faktorin njerëzor në arsim, por të plotësojë dhe avancojë atë, duke krijuat kushte për mësim të personalizuar që do tʼi përgjigjet nevojave individuale të çdo nxënësi, studenti dhe mësimdhënësi. Kjo teknologji duhet të na mundësojë të krijojmë mjedis arsimor ku secili individ mund të zhvillojë potencialin e tij në maksimum, pavarësisht aftësive fillestare apo kushteve socio-ekonomike”, theksoi Janevska.

Ministrja theksoi se futja e inteligjencës artificiale në arsimin fillor është hapi i parë dhe më kritik. Fëmijët duhet së pari të fitojnë njohuri bazë se çʼfarë është inteligjenca artificiale, si funksionon, ku gjendet në jetën e përditshme dhe se duhet të përqendrohen në qasjen e saj etike.

"Nxënësit duhet të mësojnë të jenë kritikë ndaj informacionit që marrin nga sistemet e inteligjencës artificiale. Duhet të jenë të vetëdijshëm se inteligjenca artificiale mund të bëjë gabime dhe të ketë paragjykime, dhe për këtë arsye të dhënat dhe burimet duhet të krahasohen. Në këtë drejtim, roli i mësimdhënësit është thelbësor dhe ai duhet t`i udhëheqë nxënësit përmes procesit të të menduarit kritik dhe përdorimit etik të kësaj teknologjie", theksoi Janevska.

 

Ministrja gjithashtu  informoi se grupi punues i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me profesorë nga fakultetet e informatikës është duke punuar përgatitjen e dokumentit me udhëzime dhe rekomandime të veçanta për mësimdhënësit  dhe nxënësit  për zbatimin e inteligjencës artificiale gjeneruese në procesin arsimor.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka punuar intensivisht   digjitalizimin e sferës arsimore gjatë periudhës së kaluar.

 

Janevska informoi se pjesa më e madhe të ofruara nga sistemi arsimor, siç janë regjistrimi i nxënësve në shkollat ​​fillore dhe të mesme, nostrifikimi i diplomave të fituara jashtë vendit, ndarja  e bursave për nxënës dhe studentë,  akomodimi në konvikte për nxënës dhe studentë si dhe aplikimi për konkurse në fushën e shkencës, janë digjitalizuar. Është krijuar  sistemi për mësim nga distanca, ndërsa në etapa po futen dhe tekstet shkollore digjitale interaktive. Shkollat ​​po pajisen me pajisje bashkëkohore të TI-së për internet të sigurt dhe mësimdhënie kreative, ndërsa mësimdhënësit  ndjekin trajnime  për t`iu përgjigjur sfidave digjitale.

 

Samiti Ndërkombëtar i Teknologjive  Arsimore po organizohet për herë të gjashtë. Këtë vit, mbi 100 pjesëmarrës - politikëbërës të arsimit nga disa vende, përfaqësues të institucioneve arsimore, kompanive globale teknike dhe teknologjike dhe parqeve teknologjike - po përqendrohen në formësimin e së ardhmes së arsimit përmes aplikimit të inteligjencës artificiale.  Më shumë se 50 sesione do të diskutojnë fuqinë transformuese të inovacioneve digjitale në arsim dhe do të shkëmbejnë përvoja në lidhje me krijimin e strategjive për integrimin e teknologjisë në sistemet arsimore.

 

Lajme dhe Ngjarje


6/21/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar