Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Informatë nga regjistrimi në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026 (regjistrimi i parë)

Informatë nga regjistrimi në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026 (regjistrimi i parë)

 

Informatë nga regjistrimi në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026 (regjistrimi i parë)

 

 

Regjistrimi i parë i nxënësve u realizua përmes aplikimit elektronik nga data 14 deri më 17 qershor 2025 dhe dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm nga data 18 qershor deri më 19 qershor 2025. Listat përfundimtare u shpallën më 20 qershor 2025.

Konform Konkursit për regjistrimin e nxënësve në shkollat ​​e mesme publike për vitin shkollor 2025/2026 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili u shpall në mars të vitit 2025, është planifikuar në shkollat ​​ku lista e renditjes ka numër më të madh nxënësve me pike të njejta, të organizohet testimi kualifikues sipas materialit mësimor nga klasat e teta dhe të nënta sipas lëndëve mësimore edhe atë:

- për arsimin e mesëm-gjimnaz - gjuhë amtare dhe matematikë

- për profesionet shëndetësore - biologji dhe kimi

- për profesione të tjera - gjuhë amtare dhe matematikë.

Këtë vit, testimi kualifikues do të organizohet më 23 qershor 2025 në shkollat ​​në vazhdim:

·   SHMQSH „Dr. Pançe Karagjozov“ – Qyteti i Shkupitdrejtimi i shëndetësisë për drejtimet arsimore motër medicinale dhe teknik i dhëmbëve në gjuhën mësimore shqipe.

·    SHMQSH „Georgi Dimitrov“ – Shkup, arsim i mesëm-gjimnaz, në gjuhën mësimore maqedonase.

·   SHMQSH „Gostivar“ – Gostivardrejtimi i shëndetësisë për drejtimet arsimore motër medicinale në gjuhën mësimore shqipe.

 

Listat përfundimtare me rezultatet për nxënësit të cilët do t’i nënshtrohen testimit kualifikues, do te publikohen 23 qershor të vitit 2025.

 

Në bazë të listave përfundimtare të finalizuara për regjistrimin e parë janë marrë të dhënat në vijim:

*********************************************************************************** 

Në regjistrimin e parë janë regjistruar gjithsej 16 601 nxënës prej të cilëve:

·        11 709 nxënës me mësim në gjuhë mësimore maqedonase;

·        4 533 nxënës me mësim në gjuhë mësimore shqipe;

·        346 nxënës me mësim në gjuhë mësimore turke dhe

·        13 nxënës me mësim në gjuhën mësimore serbe

 

Në regjistrimin e parë janë regjistruar gjithsej 13 712 nxënës prej të cilëve:

·        10 172 nxënës me mësim në gjuhë mësimore maqedonase;

·        2 248 nxënës me mësim në gjuhë mësimore shqipe;

·        279 nxënës me mësim në gjuhë mësimore turke dhe

·        13 nxënës me mësim në gjuhën mësimore serbe.

 

Sipas llojit të arsimit, në regjistrimin e parë, janë regjistruar gjithsej:

• 4 243 nxënës në arsimin e mesëm-gjimnaz

• 9 469 nxënës në arsimin profesional

 

Konkursi për regjistrimin e nxënësve ka përfunduar për arsimin e mesëm-gjimnaz në:

- SHMK Gjimnazi "Josip Broz Tito" - Manastir

- SHMK "Nikolla Karev" - Shkup

 

Konkursi për regjistrimin e nxënësve ka përfunduar në arsimin profesional në sektorët/kualifikimet dhe shkollat ​​më vazhdim:

 

SEKTORI - NDËRTIMTARI DHE GJEODEZI:

• SHMNGJQSH "Zdravko Cvetkovski"- Shkup

- teknik arkitekturor në gjuhën mësimore maqedonase.

• SHMK “Gjorçe Petrov” Kriva Pallankë

-teknik i ndërtimtarisë në gjuhën mësimore maqedonase

SEKTORI - GRAFIK:

• SHMK "Taki Daskallo"- Manastir

- redaktor grafik - dizajner / teknik grafik në gjuhën mësimore maqedonase.

SEKTORI - EKONOMI, JURIDIK DHE TREGTI:

• SHMK "Josif Josifovski"- Gjevgjeli

- teknik ekonomik / administrator biznesi në gjuhën mësimore maqedonase;

• SHMK "Ljupço Santov" - Koçani,

- administrator biznesi,

- teknik për tregti elektronike dhe marketing dixhital dhe

- teknik ekonomik, të gjithë në gjuhën mësimore maqedonase;

• SHMPK "Shën Kirili dhe Metodi" - Ohër

- teknik për tregti elektronike dhe marketing dixhital në gjuhën mësimore maqedonase;

• SHMQSH "Cvetan Dimov" - Qyteti i Shkupit

- shitës referent për shërbime shitjeje, në gjuhën mësimore shqipe;

- teknik ekonomik, në gjuhën mësimore shqipe

• SHMQSH "Jane Sandanski" - Strumicë

- teknik për tregti elektronike dhe marketing dixhital dhe

• SHMK "Pero Nakov"-Kumanovë

- teknik ekonomik/administrator biznesi në gjuhën mësimore maqedonase;

- teknik për tregti elektronike dhe marketing dixhital në gjuhën mësimore maqedonase;

• SHMK "Gjorçe Petrov"- Kriva Palankë

- teknik për tregti elektronike dhe marketing dixhital në gjuhën mësimore maqedonase;

• SHMEJTQSH "Vasil Antevski Dren" - Shkup

- teknik për tregti elektronike dhe marketing dixhital në gjuhën mësimore maqedonase;

- teknik ekonomik, në gjuhën mësimore maqedonase

• SHMQSH "Shaip Jusuf" – Shkup

- shitës referent për shërbime shitjesh, në gjuhën mësimore maqedonase

• SHMEK "8 Shtatori"-Tetovë

- teknik ekonomik, në gjuhën mësimore shqipe

 

SEKTORI ELEKTROTEKNIK DHE TEKNOLOGJI INFORMATIKE:

       · SHMK QRAPT „Kole Nedellkovski“ - Veles

- teknik i mekatronikës industriale/elektroteknik-energjetik (duale) në gjuhën mësimore maqedonase;· 

       SHMTK „Gostivar“ - Gostivar

- teknik i mekatronikës industriale/elektroteknik-energjetik (duale) në gjuhën mësimore maqedonase;

-    elektroteknik për teknik kompjuterike dhe automatik (duale)

·        SHMK „Gjorçe Petrov“-Kriva Pallankë 

  - elektroteknik për teknik kompjuterike dhe automatikë /elektroteknik-energjetik (duale) në gjuhën mësimore maqedone;

·        SHMK „Riste Risteski Riçko“-Prilep 

- teknik i mekatronikës industriale/elektroteknik-energjetik (duale) në gjuhën mësimore maqedonase;

·        SHMQSH „Vllado Tasevski“ – Qyteti i Shkupit 

 - elektroteknik për elektronikë dhe telekomunikacion në gjuhën mësimore maqedonase;

- elektroteknik për teknologji kompjuterike dhe automati në gjuhën mësimore maqedonase

·        SHMK „Nikolla Karev“-Strumicë 

 -  elektroteknik për teknik kompjuterike dhe automatikë në gjuhën mësimore maqedone

 

SEKTORI - SHËNDETËSI DHE MBROJTJE SOCIALE:

SHMK "Mirko Mileski"-Kërçovë, për drejtimin arsimor:

- motër medicinale në gjuhën mësimore maqedonase;

• SHMK "Ismet Jashari"-Likovë, për drejtimin arsimor:

- motër medicinale në gjuhën mësimore shqipe;

• SHMQSH "Dr. Pançe Karagjozov" Shkup për drejtimin arsimor:

- teknik i dhëmbëve në gjuhën mësimore maqedonase;

- teknik fizioterapie në gjuhën mësimore maqedonase;

- teknik farmaceutik në gjuhën mësimore shqipe;

- teknik fizioterapie në gjuhën mësimore shqipe;

- infermieri gjinekologjike dhe akusherike në gjuhën mësimore shqipe

 SHMQSH "Cvetan Dimov" Shkup

- motër medicina në gjuhën mësimore shqipe;

- teknik farmaceutik në gjuhën mësimore shqipe;

• SHMQSH "Marija Kiri Skllodovska" Shkup

- teknik farmaceutik në gjuhën mësimore maqedonases;

- teknik sanitar laboratori mjekësor në gjuhën mësimore maqedonase;

• -SHMK "Dimitar Vllahov" Strumicë

-motër medicinale në gjuhën mësimore maqedonase

• SHMK "Jane Sandanski" Shtip

-teknik i dhëmbëve në gjuhën mësimore maqedonase.

SHMK “Nikolla Shtejn” – Tetovë

-motër medicinale në gjunën mësimore shqipe

-teknik për kujdes kozmetik dhe bukuri në gjuhën mësimore shqipe

 

 


SEKTORI - SHËRBIME PERSONALE:

 • SHMQSH "Dimitar Vllahov" - Shkup

- teknik për kujdes kozmetik dhe bukurinë në gjuhën mësimore maqedonase;

• SHMQSH "Saraj"-Shkup, për drejtimin arsimor:

- parukier në gjuhën mësimore shqipe;

 

SEKTORI - KOMUNIKACION, TRANSPORT DHE MAGAZINIM:

SHMKEM "Shën Naumi i Ohrit" – Ohër

- teknik i trafikut rrugor në gjuhën mësimore maqedonase;

 

• SHMK QRAPT "Kole Nedellkovski" – Veles

- teknik i transportit dhe shpedicionit në gjuhën mësimore maqedonase;

 

• SHMQSH "Vllado Tashevski" - Shkup

- teknik i transportit dhe shpedicionit në gjuhën mësimore maqedonase;

 

- teknik i logjistikës së trafikut në gjuhën mësimore maqedonase;

 

SEKTORI - HOTELIERI DHE TURIZËM:

• SHMK "Kole Nedelkovski"-Veles

- kamerier/kuzhinier në gjuhën mësimore maqedonase;

 

• SHMK "Josif Josifovski" – Gjevgjeli

- teknik i hotelerisë dhe turizmit në gjuhën mësimore maqedonase;

 

SEKTORI - KIMI DHE TEKNOLOGJI:

• SHMQSH "Marija Kiri Skllodovska"- Shkup

- teknik  laborator kimik, në gjuhën mësimore maqedonase;

    SHMKKN "Dimitar Vlahov" - Strumicë

- teknik ushqimor/teknik laborator kimik në gjuhën mësimore maqedonase

- teknik për produkte kozmetike dhe kimike, në gjuhën mësimore maqedonase

• SHMK "Niko Nestor" - Strugë

- teknik laborator kimik, në gjuhën mësimore maqedonase;

SEKTORI - PYLLTARI DHE PËRPUNIM I DRURIT:

• SHMQSH "Georgi Dimitrov" - Shkup

- teknik për mobilie dhe interieri në gjuhën mësimore maqedonase.

Vende të lira për aplikimin e dytë ka gjithsej 16 034 nxënës edhe atë:

• 10 758 vende të lira për mësim në gjuhën mësimore maqedonase,

• 4 781 vende të lira për mësim në gjuhën mësimore shqipe,

• 474 vende të lira për mësim në gjuhën mësimore turke

• 21 vende të lira për mësim në gjuhën mësimore serbe.

Vendet e lira sipas llojit të arsimit për aplikimin e dytë janë:

në arsimin e mesëm-gjimnaz 3 727 vende të lira, prej të cilave:

• 2 117 për nxënës në gjuhën mësimore maqedonase,

• 1 432 për nxënës në gjuhën mësimore shqipe,

• 157 për nxënës në gjuhën mësimore turke dhe

• 21 për nxënës në gjuhën mësimore serbe.

në arsimin profesional 12 307 vende të lira nga të cilat:

• 8 641 për nxënës në gjuhën mësimore maqedonase,

• 3 349 për nxënës në gjuhën mësimore shqipe,

• 317 për nxënës në gjuhën mësimore turke dhe

 

Regjistrimi i dytë i nxënësve do të bëhet në formë elektronikie më 30 qershor.

Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla do të bëhet më 1 korrik.

Lista e renditjes së nxënësve të regjistruar do të publikohet më 2 korrik 2025 në vend publik në shkollë dhe/ose në ueb-faqen e shkollës, deri në orën 12:00.

Testimi kualifikues do të organizohet në shkollat ​​e arsimit të mesëm më 4 korrik 2025, dhe listat përfundimtare të renditjes me rezultatet do të publikohen më 4 korrik 2025, në tabelën e njoftimeve të shkollës.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar