Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / / Shpallje për angazhimin e personave në njësitë projektuese për zbatimin e projektit për ndërtimin dhe pajisjen e sallave sportive shkollore dhe rehabilitimin e shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Shpallje për angazhimin e personave në njësitë projektuese për zbatimin e projektit për ndërtimin dhe pajisjen e sallave sportive shkollore dhe rehabilitimin e shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut

 

Projekti për ndërtimin dhe pajisjen e sallave sportive shkollore dhe rehabilitimin e shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili realizohet në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, synon të sigurojë kushte më të mira për realizimin e mësimit, si dhe të avancojë sportin shkollor, shëndetin dhe shprehitë e shëndetshme të nxënësve. Projekti financohet me mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bankës për zhvillim të Këshillit të Evropës.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nevojë për angazhimin e 1 (një) personi në njësinë projektuese për zbatimin e projektit për pozicionin në vazhdim:

- Supervizor (1 person)

Kriteret minimale të cilat duhet t’i plotësojnë personat në pozicionin e specifikuar janë si vijon:

I. Supervizor (1 person):

- Arsimi i lartë - studime në fushën e elektroteknikës, së paku 240 kredi të fituara sipas SETK ose shkallën VII/1 të përfunduar (Inxhinier Elektrik), Së paku 5 (pesë) vite përvojë pune në profesion.

-Përvoja në projektimin dhe zbatimin e sistemeve fotovoltaike do të konsiderohet përparësi

- Njohuri të gjuhës angleze (të shkruar dhe të folur)

- Aftësi kompjuterike (MS Office dhe AutoCAD)

- Patentë shoferi i kategorisë B

Krahas kritereve të shënuara për pozicionin, kandidatët e përzgjedhur duhet t`i posedojnë aftësitë në vazhdim:

- Integritet i lartë personal, marrëdhënie afariste dhe profesionale;

- Aftësi komunikuese, organizative dhe analitike, orientim ndaj rezultateve, aftësi për të punuar në grup;

- Zgjidhjen e problemeve dhe vendimarrjen për punë nga fushëveprimi i tyre;

- Orientimi ndaj palëve/palë të interesuara;

- Ndërgjegjësimi strategjik;

- Motivim i lartë për realizimin e qëllimeve dhe detyrave të dhëna.

Personat/kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë aplikimin i cili përmban:

- biografi të shkurtër në gjuhën maqedonase (CV) dhe

- shkresë për shprehje të interesit në gjuhën maqedonase me shënim se për cilën pozitë aplikojnë

Biografi të shkurtër (CV) detyrimisht duhet të përmbajë informacione për numrin e SETK krediteve të fituara për arsim ose shkallën e përfunduar të arsimit.

Aplikimet e pakompletuara, si dhe aplikimet nga persona/kandidatë të cilët nuk plotësojnë kriteret minimale të kësaj shpallje do të refuzohen.

Aplikimet duhet të dorëzohen më së voni deri më 19.06.2025 në e-mail. marija.zafirova@mon.gov.mk

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rezervon të drejtën të intervistojë kandidatët potencial të cilët i plotësojnë kriteret minimale.

 


5/28/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar