Studentët maqedonas do të mund të shfrytëzojnë 20 bursa në vit për të studiuar në Hungari në gjuhën hungareze ose në gjuhë të huaj. Përparësi do t`u jepet kandidatëve të cilët duan të studiojnë në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM), si dhe në shkencat e mjeksisë, shëndetësisë dhe bujqësisë.
Bursat do të ndahen për studime të rregullta deridiplomike pasdiplomike studimet master të një niveli dhe për studimet e doktoratës. Gjithashtu edhe për studime afatshkurtra nga tre deri në dhjetë muaj për fitimin e krediteve akademike.
Memorandumi i Mirëkuptimit që rregullon bashkëpunimin në kuadër të Programit Stipendium Hungarikum për periudhën 2026–2028 sot u firmos nga ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Peter Sijarto.
Memorandumi përcakton që studentët të marrin tarifa shkollimi të paguara, akomodim në konviktet studentore në kampusin e institucionit të arsimit të lartë ose fonde për të mbuluar kostot e akomodimit, të drejtën për shërbime shëndetësore, përdorimin e shërbimeve falas të bibliotekës, si dhe kompensim mujor për të mbuluar shpenzimet bazë.
Ministrat Janevska dhe Sijarto u dakorduan që firmosja e Memorandumit konfirmon dhe përforcon marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve dhe promovon bashkëpunimin në fushën e arsimit të lartë, në interes të zhvillimit të një shoqërie të bazuar në dije.