Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shkencëtarët dhe hulumtuesit maqedonas do të bashkëpunojnë me Qendrën e Përbashkët Kërkimore të Komisionit Evropian

Shkencëtarët dhe hulumtuesit maqedonas do të bashkëpunojnë me Qendrën e Përbashkët Kërkimore të Komisionit Evropian

 

Shkencëtarët dhe hulumtuesit maqedonas do të bashkëpunojnë me Qendrën e Përbashkët Kërkimore të Komisionit Evropian

 

Maqedonia thellon bashkëpunimin me Qendrën e Përbashkët Kërkimore të Komisionit Evropian (QPK). Marrëveshja e nënshkruar së fundmi midis Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe kësaj qendre referuese për shkencë dhe kërkim në BE hap perspektiva të reja për shkencëtarët dhe hulumtuesit maqedonas. Ata marrin mundësi më të mëdha për përfshirje në rrjetet kërkimore evropiane ku do të mund të punojnë në projekte nga fushat si siguria energjetike, materialet e qëndrueshme për ndërtimin e ndërtesave dhe infrastrukturës së qëndrueshme, Industria 4.0 dhe specializimi intelegjent.

 

Për t`i njohur shkencëtarët dhe hulumtuesit me kushtet dhe mënyrën se si mund të marrin mbështetje nga QPK, sot në Fakultetin e Mekinerisë në Shkup u organizua një ditë informuese, në cilën u drejtuan dekani prof. Dr. Zllatko Petrevski, Kryeministri prof. Dr. Hristijan Mickoski, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska dhe Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës së Përbashkët Hulumtuese, Matijas Oel.

 

Sipas Dekanit Petrevski, eventi përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në hapjen e komunitetit shkencor dhe kërkimor maqedonas ndaj rrjetit evropian të njohurive dhe inovacionit. Ai tha se studjuesve maqedonas u jepet mundësia të kenë qasje në burime, njohuri dhe projekte të përbashkëta të nivelit të lartë që janë me rëndësi kyçe për zhvillimin e vendit.

„Bashkëpunimi midis Maqedonisë dhe Qendrës së Përbashkët Kërkimore të Komisionit Evropian hyn në fazë të re premtuese. Vizita ime e fundit në insti-tutin në Ispra konfirmoi përkushtimin tonë për thellimin dhe zgjerimin e këtij partneriteti dhe me kënaqësi të madhe po e zyrtarizojmë me Marrëveshjen Kornizë për Hulumtim, e cila do të jetë me rëndësi kyçe për zbatimin e Strate-gjisë për Specializim intelegjent të vendit", tha ministrja Janevska.

Gjithashtu theksoi se bashkëpunimi do të promovojë lëvizshmërinë e studi-uesve, duke ofruar mundësi për kandidatët e doktoraturës dhe postdoktoraturës

nga vendi që të vendosen në drejtoritë shkencore të Qendrës së Përbashkët të Kërkimit të Komisionit Evropian.

„ Pa shkencë të fortë dhe arsim të fortë, nuk mund të kemi rritje të fortë në vend, nuk mund të kemi rritje në ekonomi dhe vetëm me këtë, do të vazhdojmë të rritemi edhe në sektorë të tjerë. Është mirë që do të ketë një shkëmbim të shkencëtarëve. "Është e rëndësishme që shkencëtarët tanë do të udhëtojnë jashtë vendit, ndërsa shkencëtarët nga jashtë do të vijnë tek ne. Kështu bëhet transferimi i njohurive ,krijohet rrjet, publikohen punime shkencore, ndihmohet industria. Është shumë e rëndësishme të thuhet se të gjitha këto të arritura shkencore, të cilat presim të jenë rezultat i këtij projekti, do të ndihmojnë në zhvillimin e industrisë, si dhe të ekonomisë”, tha kryeministri Mickoski.

Qendra e Përbashkët Kërkimore është një qendër referimi për shkencën dhe teknologjinë në BE, e cila ofron mbështetje të pavarur shkencore dhe teknike për krijimin dhe zbatimin e politikave të Unionit. Qendra është gjithashtu e përfshirë në procesin e zgjerimit të saj, nëpërmjet bashkëpunimit me vendet aplikante, duke u ofruar atyre mbështetje teknike për zbatimin efektiv të ligjeve evropiane në fushat e shkencës dhe teknologjisë. Qendra ka shtatë institute në pesë vende të BE-së (Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Spanjë) të cilat mbulojnë një gamë të gjerë temash, duke përfshirë: Zhvillimin e qëndrueshëm dhe ndryshimet klimatike; Inovacionet dhe teknologjinë; Energjetikë dhe transport; Shëndeti dhe siguria ushqimore; Transformimi digjital.

 

Lajme dhe Ngjarje


7/30/2025

7/30/2025

7/30/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar