Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Konkurs për ndarjen e bursave studentore për shtetas të huaj të cilët janë me interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimor 2025/2026

Konkurs për ndarjen e bursave studentore për shtetas të huaj të cilët janë me interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimor 2025/2026

 

Në bazë të nenit 55 të Ligjit për Standartin Studentor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 51/13, 120/13, 41/14, 146/15, 30/16, 178/16, 64/18, 20/19 dhe Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 124/19,248/20, 302/20 и 235/24), Rregulloren për mënyrën e ndarjes së bursave studentore për shtetas të huaj të cilët janë me interes për Republikën e Maqedonisë ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 169/13, 9/17 dhe 112/25), Vendimin për ndarjen e bursave për shtetas të huaj me interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut nr. 50-3369/7 të datës 13.05.2025 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 98/25), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

Konkurs për ndarjen e bursave studentore për shtetas të huaj të cilët janë me interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimor 2025/2026

 

1. Ndahen 50 bursa studentore për shtetas të huaj të cilët janë me interes të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa janë me origjinë maqedonase dhe jetojnë në Shqipëri, Bullgari, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Slloveni, Kosovë, Turqi, Rumani, Mal të Zi dhe Greqi) konform Vendimit për ndarjen e bursave të shtetasve të huaj me interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut nr. 50-3369 të datës 13.05.2025 (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut “ nr. 98/25”).

2. Bursa ndahet për studime deridiplomike të ciklit të parë për disa semestra siç është e paraparë me statutin e institucionit të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” Manastir, Universiteti Shtetëror “ Goce Dellçev” Shtip, Universiteti i Shkencave Teknologjikeve dhe Informatikës “Shën Apostoll Pavle” – Ohër, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe Universiteti i Tetovës).

3.Shfrytëzuesit të bursës i mbulohen plotësisht shpenzimet e studimit: regjistrimi, akomodimi dhe ushqimi falas në konvikt për studentë, bursë mujore, sigurim shëndetësor primar, shpenzime për lëshimin dhe vazhdimin e lejes për qëndrim të përkohshëm për të huajt për shkak të studimit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës përcakton se në cilin konvikt për studentë do të vendoset kandidati i cili ka fituar të drejtën e bursës.

Kandidatët të cilët një herë kanë realizuar të drejtën e këtij lloji të bursës ose e njejta i është ndërprerë për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve konform marrëveshjes, nuk kanë të drejtë të aplikimit të përsëritur.

4. Për informacione më të hollësishme për kushtet dhe dokumentacionin e nevojshme për aplikim, kandidatët mund të drejtohen në përfaqësitë diplomatike - konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut të shteteve të lartëshunuara. Fletëparaqitjet dhe dokumentet e nevojshme dorëzohen në përfaqësitë diplomatike konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat janë në vendet ku kandidati jeton, më së voni deri më 31 gusht 2025.

 

 

Fletëaplikimet të cilat do të arrijnë pas përfundimit të afatit, si dhe fletëparaqitjet e pakompletuara, nuk do të meren parasysh.

 

 

 

5. Kandidatët e interesuar në shtojcë të fletëparaqitje duhet t′i dorëzojnë dokumentet në vazhdim:

 

 

CV (biografi e shkurtër) dhe letër motivuese me arsyetim përse kandidati dëshiron të arsimohet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në cilin fakultet dëshiron të studiojë dhe dy alternativa të tjera për zgjedhjen e fakultetit tjetër;

- Certifikatë të librit amë të të lindurve me shënimin e përcaktimit etnik si Maqedonas/Maqedonase. Nëse, për arsye të justifikuara, në certifikatë nuk ka përcaktim të tillë, kandidati është e nevojshme të paraqesë dokument tjetër me të cilën do të vërteton origjinën e tij/saj etnike;

- Kopje të certifikatës të përfunduar të arsimit të mesëm katërvjeçar me përkthim dhe shpjegim se cilat nota korrespondojnë me notat në sistemin tonë (p.sh., shkëlqyeshëm, shumë mirë, mirë, mjaftueshëm).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e ka të drejtën e zgjedhjes së fakultetit nga alternativat e marra nga kandidatët në fletëparaqitjet e tyre. Në mënyrë shtesë, duhet të keni parasysh se nuk është i lejuar e drejta për zgjedhjen e konviktit të studentëve për akomodim dhe se kjo është e drejtë të përjashtohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës

Shpenzimet për nostrifikimin e diplomave janë barë e studentëve. Është e nevojshme kërkesa për nostrifikimin e dokumenteve për t`u parashtruar më së voni në afat prej pesë ditëve nga publikimi i listës përfundimtare të përfituesve të bursave deri te Njësia për nostrifikim në MASH me qëllim përfundimin në kohë të procedurës mundësimit të ndjekjes të mësimit të rregullt. Për informata më të hollësishme rreth procedurës së nostrifikimit, ju orientojmë në faqen zyrtare të MASH-it www.mon.gov.mk meny: dokumente, nënmenu: nostrifikim.

 

5. Kandidati i cili do të fitojë të drejtën e bursës për ta përdorur bursën në bazë të një marrëveshjeje të lidhur me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, e cila rregullon të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella midis ofruesit dhe përfituesit të bursës. Kandidatët janë të obliguar që më së voni deri më 30 tetor të çdo viti akademik (përveç të parës) të dorëzojnë dëshmi (vërtetim për student të rregulltë, formular të përfunduar UPPI dhe Certifikat me provime të parapara dhe të dhëna) në Ministri se keni dhënë së paku 60% e provimemeve të parapara nga viti i kaluar akademik dhe se jeni student i rregullt për t`iu vazhduar bursa për vitin e ardhshëm adakemik, përndryshe bursa do të ndërpritet. Kandidatët që do të fitojnë bursë duhet të dorëzojnë personalisht dokumentet për vazhdimin e së drejtës së përdorimit të bursës në MASH.

 

6. Kandidatët të cilët janë përfitues të së drejtës së bursës do të njoftohen nga përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat ndodhen në vendet ku kandidatët jetojnë.

 

7. Për informata më të hollësishme për fakultetet dhe programet studimore Ju udhëzojmë në ueb faqet: www.ukim.edu.mk, www.uklo.edu.mk, www.ugd.edu.mk, www.uist.edu.mk,www.unite.edu.mk, www.unt.edu.mk.

 

Kandidatët e përzgjedhur të cilët nuk do të arrijnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut më vonë se 10 ditë pas shpalljes së listës përfundimtare të fituesve të bursës, do të konsiderohet se kanë refuzuar bursën

 

Lajme dhe Ngjarje


6/13/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar