Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: Urime për përfundimin me sukses të vitit shkollor, së bashku vazhdojmë me ndryshimet për arsim më cilësor

Janevska: Urime për përfundimin me sukses të vitit shkollor, së bashku vazhdojmë me ndryshimet për arsim më cilësor

 

Janevska: Urime për përfundimin me sukses të vitit shkollor, së bashku vazhdojmë me ndryshimet për arsim më cilësor

 

Nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të cilët sot e përfundojnë vitin shkollor, i përgëzoj për punën e tyre të palodhur dhe suksesin e merituar. Pushimet verore janë përpara jush, pushoni mirë, por mos harroni se ka kohë për lojë dhe për të lexuar libra, për t`u argëtuar dhe për të zotëruar aftësi të reja, për t`u shoqëruar dhe për të përdorur kompjuterin për kërkime.

Urime të gjithë mësuesve, mësimdhënësve dhe  profesorëve  të cilët çdo ditë shkolle i ndihmuan të rinjtë të fitonin njohuri të reja dhe të ishin më të aftë për t`u përballur me sfidat. Ne e vlerësojmë punën tuaj,  kemi rritur pagat tuaja me mbi 12 përqind dhe ato do të vazhdojnë të rriten, ndërsa  po përmirësojmë vazhdimisht kushtet në të cilat punoni. Ju jeni shtylla mbi të cilën ndërtojmë një sistem arsimor cilësor dhe për këtë ju jemi mirënjohës.

Do të doja të përgëzoja në mënyrë të veçantë prindërit dhe kujdestarët, të cilët janë partnerët tanë në arsim, për mbështetjen dhe besimin e tyre në kontributin e përbashkët për përparimin e çdo fëmije. Njerëz të ndershëm, të drejtë dhe të përgjegjshëm, me njohuri dhe vlera, mund të ndërtojmë vetëm me përkushtim të përbashkët.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon të përmirësojë sistemin edukativo- arsimor, po punojmë për Strategji të re Arsimore, për krijimin e kushteve për të siguruar punë me një turn të vetëm dhe qëndrim të zgjatur për nxënësit në sa më shumë shkolla të jetë e mundur. Po punojmë për përmirësimin e kushteve të infrastrukturës, avancimin e programeve mësimore dhe teksteve shkollore, si dhe përshpejtojmë  procesin e digjitalizimit.

Këtë vit shkollor kemi bërë shumë - kemi siguruar tekste shkollore për lëndë që nuk ishin të disponueshme, kemi miratuar ligje kyçe dhe së bashku me komunat kemi punuar për të përforcuar mjediset shkollore në mënyrë që ato të jenë të qeta dhe të sigurta për nxënësit, pa segregacion dhe diskriminim për asnjë arsye. Për vitin shkollor 2025/2026, të gjithë duhet të bëjmë edhe më shumë së bashku, në mënyrë që fëmijët tanë të mund të marrin arsimin që e meritojnë.

Pushime të këndshme verore!

 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës

Prof. Dr. Vesna Janevska

[ Tuesday, June 10, 2025 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar