Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Konkurs për ndryshimet dhe plotësimet e Konkursit për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike në vitin shkollor 2025/2026 në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Konkurs për ndryshimet dhe plotësimet e Konkursit për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike në vitin shkollor 2025/2026 në Republikën e Maqedonisë së Veriut

 

Në përputhje me nenin 42 të Ligjit për Arsimin e Mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/99, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 30/07, 49/07, 81/08, 92/08, 33/10, 116/10, 156/10, 18/11, 42/11, 51/11,6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 116/14, 135/14, 10/15, 98/2015, 145/15, 30/16, 127/16, 67/17, 64/18 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 229/20 dhe 78/25), Ligji për Arsimin Profesional dhe Trajnimin ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 3/25), Ligji për Akademinë Sportive ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 115/14, 129/15, 146/15, 30/16 dhe 142/16 dhe 64/18) dhe Ligji për Gjimnazin Matematikë - Informatikë ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 64/18), Ministria e Arsimit dhe Shkencës bënë ndryshimin dhe plotësimin e Konkursit për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike në vitin shkollor 2025/2026 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në pjesën e numrit të nxënësve edhe atë:

 

 

1.Nën numër rendor 20. SHKOLLA E MESME KOMUNALE "METODI MITEVSKI - BRICO",

fjalët “Në vitin e parë do të regjistrohen 143 nxënës në 5 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase konform planeve dhe programeve mësimore për:

Arsimi i mesëm – gjimnaz 68 nxënës, 2 paralele, minimumi 60 pikë

Maq 68 nx. 2 par”

 

zëvendësohen me fjalët “Në vitin e parë do të regjistrohen 152 nxënës në 5 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase konform planeve dhe programeve mësimore për:

Arsimi i mesëm – gjimnaz - 102 nxënës, 3 paralele, minimumi 60 pikë

maq 102 nx. 3 par” dhe

 

fjalët "Sektori i Elektroteknikës dhe Teknologjive Informatike - 25 nxënës, 1 paralele

-elektroteknik - energjetik*në bashkëpunim me kompanitë maq 25 nx. 1 par. me kohëzgjatje 4 v. minimumi 45 pikë"

fshihen.

 

Shkolla është e obliguar shpalljen interne ta harmonizojë me këtë Konkurs për ndryshimin dhe plotësimin e Konkursit për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike në vitin akademik 2025/2026.

 

Lajme dhe Ngjarje


6/11/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar