Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH me mbështetjen e organizatave partnere, filloi përpilimi i Strategjisë së re për arsim 2026 - 2032

MASH me mbështetjen e organizatave partnere, filloi përpilimi i Strategjisë së re për arsim 2026 - 2032

 

MASH me mbështetjen e organizatave partnere, filloi përpilimi i Strategjisë së re për arsim 2026 - 2032

 

 

Disa institucione, organe arsimore, përfaqësues të sektorit civil dhe partnerë ndërkombëtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës kanë filluar me përpilin e Strategjisë së re arsimore e cila do të jetë e vlefshme prej vitit 2026 - 2032. Në takimin e parë të punës, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, tha se dokumenti duhet të sigurojë vazhdimësinë e asaj që ishte e mirë deri më tani, të modifikojë atë që nuk i ka përmbushur plotësisht pritjet dhe të mundësojë integrimin e trendeve dhe standardeve të reja globale arsimore tek ne.

 

“Strategjia do të fokusohet në sigurimin e qasjes së barabartë në arsim cilësor për të gjithë, të gjithëpërfshirjes, kujdesit për shëndetin e mirë mendor dhe fizik të të rinjve, harmonizimin e politikave arsimore me tregun e punës, dixhitalizimin, shkrim-leximin dixhital dhe mediatik, si dhe zbatimin e teknologjive të reja”, tha Janevska, duke theksuar se Maqedonia duhet të pëshpejtojë në realizimin e ndryshimeve të mëdha, duke pasur parasysh se edhe Komisioni Evropian kishte vërejtje për zhvillimin e ngadalshëm të arsimit gatë viteve fundit.

 

Ministrja shprehu mirënjohjen deri tek të gjithë partnerët, të cilët, siç u shprehë ajo, kanë ekspertizën dhe përvojën e tyre në ndërtimin e strategjive, krijimin e politikave dhe implementimin e tyre. Ministrja falënderoi veçanërisht katër mbështetësit kryesorë - UNICEF, UNDP, Bankën Botërore dhe GIZ, me të cilët nënshkroi letër zyrtare për mbështetje.

 

“Vetëm me dokument strategjik të qëndrueshëm, të bazuar në analiza të sakta, të dhëna dhe fakte, mund të ndërtojmë sistem arsimor kombëtar me cilësi më të mirë. Ndërsa unë, si ministre resore, jam e bindur se Qeveria do të jetë në krye të detyrës dhe do të ofrojë resurse të mjaftueshme për gjithçka që na duhet për të çuar gjërat përpara”, shtoi Janevska.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar