Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Në konferencë shkencore ndërkombëtare, Instituti për Siguri, Mbrojtje dhe Paqe pranë UKM shënoi 50 vjetorin e ekzistencës

Në konferencë shkencore ndërkombëtare, Instituti për Siguri, Mbrojtje dhe Paqe pranë UKM shënoi 50 vjetorin e ekzistencës

 

Në konferencë shkencore ndërkombëtare, Instituti për Siguri, Mbrojtje dhe Paqe pranë UKM shënoi 50 vjetorin e ekzistencës

 

 

konferencën shkencore ndërkombëtare "Strategjitë për Siguri dhe Mbrojtje: faktor kritik për paqe të qëndrueshme dhe zhvillim kombëtar", Instituti për Siguri, Mbrojtje dhe Paqe në Fakultetin e Filozofisë në Shkup sot shënoi 50-vjetorin e tij. Në konferencë fjalim mbajti  ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, e cila theksoi se shpesh kur flitet për sigurinë dhe mbrojtjen, fokusi është te institucionet dhe kapacitetet e tyre, te përgatitja ushtarake dhe civile, por ajo që ndërton paqen dhe stabilitetin është në të vërtetë dija, arsimi dhe shkenca.

 

"Arsimi është ajo vija e parë e "mbrojtjes". Ai ndërton kapacitete njerëzore, zhvillon ndërgjegjësimin për rreziqet dhe stimulon kreativitetin për të gjetur zgjidhje. Në shkolla dhe universitete formohen liderë  të ardhshëm që do të marrin vendime të përgjegjshme, strategë që do të jenë në gjendje të balancojnë interesat e sigurisë kombëtare dhe të drejtave të njeriut, studiues që do të krijojnë sisteme dhe teknologji për parandalimin dhe menaxhimin e krizave. Nga ana tjetër, shkenca është partneri i saj. Ajo ofron mjete për analiza dhe parashikime", potencoi Janevska.

 

Ministrja  theksoi se sot kërcënimet ndaj sigurisë janë kategori shumë më e gjerë sesa në të kaluarën, duke pasur parasysh se shpesh përballemi me sulme kibernetike, dezinformim, ndryshime klimatike, kriza shëndetësore, rreziqe të paparashikuara që mund të rrezikojnë jetën njerëzore, dhe secila prej këtyre kërcënimeve kërkon  përgjigje shkencore.

 

"Në këtë kontekst, arsimi dhe shkenca janë mjetet tona më të fuqishme. Si Ministri e Arsimit dhe Shkencës, jemi të vetëdijshëm se paqja e qëndrueshme dhe zhvillimi kombëtar nuk janë të mundura pa investuar në njohuri, kërkime dhe staf profesional dhe shkencor që do të jenë në gjendje të njohin, parashikojnë dhe menaxhojnë rreziqet e së ardhmes. Prej këtu  mbështetja për Institutin për Siguri, Mbrojtje dhe Paqe është  bartës i rëndësishëm i aktivitetit kërkimor shkencor në këtë fushë dhe një vend ku bashkohen mençuria akademike dhe nevoja praktike", shtoi Janevska.

 

Duke uruar jubileun - 50 vite ekzistencë, ministrja  u shpreh  se angazhimi i Institutit për zhvillimin e kapaciteteve kombëtare për analizë, planifikim strategjik dhe bashkëpunim ndërkombëtar është me vlerë të jashtëzakonshme jo vetëm për komunitetin akademik, por edhe për institucionet e sistemit dhe për shoqërinë në përgjithësi.

 

Në konferencë u drejtuan edhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, rektorja e Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" - Shkup, Prof. Dr. Biljana Angellova, Dekani i Fakultetit Filozofik, Prof. Dr. Oliver Bakreski, udhëheqësja e Institutit për Siguri, Mbrojtje dhe Paqe, Prof. Dr. Tanja Milloshevska dhe kryetarja e Odës së Sigurisë Private, Verica Milevska Stefanovska.

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar