Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: për futjen e studimeve duale tek ne, shqyrtojmë përvojën e universitetit kryesor gjerman për arsim dual në Manhajm

Janevska: për futjen e studimeve duale tek ne, shqyrtojmë përvojën e universitetit kryesor gjerman për arsim dual në Manhajm

 

Janevska: për futjen  e studimeve duale tek ne, shqyrtojmë përvojën e universitetit kryesor gjerman për arsim dual në Manhajm

 

 

Një grup prej 60 studentësh dhe profesorësh nga kampusi i Universitetit Shtetëror Dual Baden-Virtemberg në Manhajm  janë në vizitë studimore në Maqedoni, ndërsa nikoqir është Fakulteti i Makinerisë në Shkup. Ministrja  e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska sot realizoi takim  me grupin e studentëve, me të cilën shkëmbyen përvoja në lidhje me zbatimin dhe efektivitetin e konceptit të arsimit dual .

 

Janevska theksoi se Maqedonia po e fut këtë koncept në shkollat ​​e mesme profesionale, duke e përsosur dhe promovuar vazhdimisht atë dhe ka mbështetje të madhe nga kompanitë gjermane, të cilat me kënaqësi pranojnë të jenë partnerë të shkollave në edukimin praktik të nxënësve.

 

Në periudhën e ardhshme, do të angazhohemi për futjen e modelit të arsimit dual  në institucionet e arsimit të lartë. Kështu, përvoja në këtë universitet gjerman do të jetë me rëndësi jashtëzakonisht të madhe. Pres që të marrim përsëri mbështetje nga kompanitë gjermane, në mënyrë që të realizojmë më lehtë qëllimin”, tha Janevska.

 

Fakulteti i Makinerisë në Shkup informon se tashmë ka inicuar hapjen e një paraleleje duale  sipas modelit gjerman, që përfaqëson studime 3-vjeçare me praktikë të detyrueshme për 3 semestra dhe po aq semestra mësimdhënie teorike. Gjithashtu po mendojmë për zhvillimin e një programi të përbashkët, ndërdisiplinor me Universitetin Shtetëror Dual të Baden- Virtemberg, i cili do të kombinojë njohuritë akademike dhe trajnimin praktik, me mundësinë e shkëmbimit të studentëve, projekteve të përbashkëta të mentoruara, si dhe krijimin e programeve të studimeve pasdiplomike ose programeve të shkurtra të specializuara me interes të ndërsjellë.

 

Universiteti Shtetëror Dual Baden- Virtemberg është një institucion kryesor gjerman për arsimin dual i cili ka  nëntë kampuse që kombinojnë trajnimin në vendin e punës dhe studimet akademike, duke arritur një integrim të ngushtë të teorisë dhe praktikës.

 

Universiteti u themelua në vitin 1974 dhe aktualisht ka mbi 35,000 studentë.Kampusi Mannheim-it është i dyti për nga madhësia ,me 6000 studentë me më shumë se 45 programe studimi dhe 2000 kompani partnere në procesin arsimor.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar