Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Ministrja Janevska dhe kryetari i komunës Stefkovski mbikqyrën ndërtimin e shkollës së re fillore në lagjen Çento, investim prej 3 milionë euro

Ministrja Janevska dhe kryetari i komunës Stefkovski mbikqyrën ndërtimin e shkollës së re fillore në lagjen Çento, investim prej 3 milionë euro

 

Ministrja Janevska dhe kryetari i komunës Stefkovski mbikqyrën ndërtimin e shkollës së re fillore në lagjen Çento, investim prej 3 milionë euro

 

 

Deri në shtator të vitit të ardhshëm pritet të përfundojë ndërtimi i ndërtesës së re të Shkollës Fillore "Kërste Misirkov" në lagjen Çento në komunën Gazi Babë, e cila pas gjashtë dekadash do të zëvendësojë barakat e rrënuara që tani përdoren për mësimdhënie. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës,Prof.Dr.Vesna Janevska dhe kryetari i komunës Boban Stefkovski sot mbikqyrën punët ndërtimore dhe informuan se aktivitetet po zhvillohen sipas dinamikës së rënë dakord me realizuesin.

 

"Bëhet fjalë për  investim prej gati 3 milionë euro, të cilin presim ta përfundojmë deri në shtator të vitit 2026. 30 klasa dhe kabinete të reja do të jenë në dispozicion të mësimdhënësve dhe fëmijëve në moshë shkollore nga kjo lagje, dhe objekti do të përdoret edhe nga shumë gjenerata të reja. Pas 6 dekadash, shkolla e vjetër do të zëvendësohet me një të re”, theksoi  kryetari i komunës Stefkovski.

 

Ministrja Janevska theksoi se infrastruktura është një nga kushtet themelore për procesin edukativo- arsimor cilësor, krahas programeve mësimore  dhe teksteve shkollore, si dhe mësimdhënësve të motivuar për punë. Në këtë drejtim, Qeveria është fuqimisht e përkushtuar për ndërtimin e objektev të reja shkollore dhe rikonstruimin e atyre të rrënuara

 

"Aktualisht, kemi mbi 30 investime aktive në infrastrukturë me vlerë prej 32 milionë euro. Po ndërtojmë 8 ndërtesa të reja shkollore dhe kjo është njëra prej tyre. Po rikonstruojmë 20 shkolla, po ndërtojmë 4 salla të reja sportive ndërsa po rekonstruohen plotësisht dy konvikte të studentëve në Shkup, informoi Janevska, duke shtuar se komuna e Gazi Babës ka kryetar komune, këshill komunal dhe administratë që u kushtojnë vëmendje të veçantë të rinjve dhe kushteve për arsimimin e tyre.

 

Infrastruktura arsimore po modernizohet. Mësimdhënësit  motivohen me kushte më të mira pune dhe paga që janë rritur me mbi 12% në 10 muaj, ndërsa siç theksoi Janevska, po sigurohen  programe të reja mësimore  dhe tekste shkollore të reja në të cilat nuk ka gabime dhe pasaktësi si në të kaluarën, ndërsa përmbajtja është përshtatur me trendet bashkëkohore dhe arritjet shkencore. Sipas saj, arsimi po merr drejtim të mirë dhe po përmirëson cilësinë që ishte shkatërruar në shtatë vitet e qeverisjes së mëparshme.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar