Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Promovohet gjenerata e re e studentëve të magjistraturës dhe studentëve të diplomuar të Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup, Janevska u tha atyre që të përdorin njohuritë e tyre për një të ardhme më të mirë të Maqedonisë

Promovohet gjenerata e re e studentëve të magjistraturës dhe studentëve të diplomuar të Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup, Janevska u tha atyre që të përdorin njohuritë e tyre për një të ardhme më të mirë të Maqedonisë

 

Promovohet gjenerata e re e studentëve të magjistraturës dhe studentëve të diplomuar të Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup, Janevska u tha atyre që të përdorin njohuritë e tyre për një të ardhme më të mirë të Maqedonisë

 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska mbajti fjalim në promovimi solemn të studentëve të magjistraturës dhe të diplomuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin "Shën Qirili dhe Metodi" në Shkup.

"Për ju, vitet e kaluara ishin periudhë mësimi, ndërtimi miqësish, përvetësimi i përvojave të reja dhe periudhë rritjeje në individë me vlera dhe vetëbesim. Besoj se diplomat që keni fituar do t`ju sjellin sukses në punën tuaj dhe në jetë në përgjithësi. Do të doja që për një pjesë të madhe prej jush, këto diploma të jenë baza për zhvillimin e ardhshëm akademik dhe profesional. Sepse, Ju jeni më të mirët që ka ky vend, dhe përparimi i të gjithëve varet nga njohuritë, aftësitë dhe puna juaj. Të jeni ata që ndërtojnë rrugë të mira, ura të qëndrueshme dhe ndërtesa të sigurta, të jeni mbështetja e fortë e së ardhmes së Maqedonisë në fushën e ndërtimit”, tha Janevska.

Duke theksuar se me njohuritë që kanë fituar, mund të jetë sfidë për disa të rinj të largohen nga vendi, Janevska tha se sfida më e madhe për ata duhet të jetë që të ndërtojnë vendin e tyre dhe, me angazhimin e tyre, ta bëjnë atë një vend më të bukur për të jetuar.

"Sa më i madh numri i të rinjve që mendojnë në këtë mënyrë, aq më e begatë do të jetë Maqedonia. Ndërsa si Ministri, po punojmë për t`u mundësuar atyre të fitojnë njohuritë me cilësinë më të lartë gjatë studimeve të tyre. Në këtë drejtim janë ndryshimet në rregullore, ndarja e më shumë parave për shkencën, reformat, bashkëpunimi me shoqatat studentore, përmirësimi i standardit studentor", theksoi ministrja.

Fakulteti i Ndërtimtarisë në Shkup është institucioni më i vjetër dhe më i rëndësishëm kërkimor -shkencor në Maqedoni në fushën e ndërtimtarisë, gjeodezisë dhe gjeoteknikës, i cili përfshin arritjet bashkëkohore teknologjike në hapësirën edukative dhe kërkimore.

"Inxhinierët e ndërtimit nga ky fakultet kanë dëshmuar se janë profesionistë të trajnuar mirë dhe janë të pranuar mirë në industrinë e ndërtimit maqedonase dhe globale. Fakultetit të Ndërtimit i uroj që të vazhdojë të ruajë dhe ngritë nivelin akademik dhe të vazhdojë me

angazhime të përgjegjshme shoqërore, siç është pjesëmarrja në përfundimin e objekteve të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe FSHIIK në Shkup, për çka falënderoj profesorët e udhëhequr nga dekani Markovski”, tha ministrja Janevska.

 

Lajme dhe Ngjarje


5/31/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar