Instituti i inxhinierisë së tërmeteve dhe sizmologjisë inxhinierike luan rol të rëndësishëm në garantimin e stabilitetit dhe sigurisë infrastrukturore, ndërsa kështu sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve. Jam e bindur se edhe në të ardhmen do të mbetet shtyllë e shkencës inxhinierike dhe sinonim për sigurinë, përsosmërinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof.Dr.Vesna Janevska në akademinë solemne me rastin e 60-vjetorit të formimit të institutit.
"Ceremonia e sotme nuk është vetëm kremtim i një periudhe të rëndësishme kohore, por edhe dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm shkencor, arsimor dhe shoqëror në shërbim të interesit publik. Instituti ka lënë gjurmë të thella në zhvillimin e arsimit të lartë në Maqedoni, ishte dhe mbetet gjenerator i njohurive dhe kuadrove cilësore, i studiuesve dhe shkencëtarëve të rinj, ndërsa aktiviteti i tij kërkimor në nivel ndërkombëtar është gjithashtu mbresëlënës - veçanërisht pjesëmarrja e tij në programet kornizë evropiane për kërkim dhe inovacion”, theksoi Janevska.
Ministrja potencoi se roli i IITSI si qendër e njohur e dijes në skenën ndërkombëtare e ndjeu personalisht, gjatë vizitës në Qendrën e Përbashkët të Kërkimeve (JRC) të Komisionit Evropian në mars të këtij viti.
"Isha sinqerisht krenare kur nga ky institucion i shquar u pritëm me fjalët se me kënaqësi do t’i “vidhnin” studiuesit nga IITSI. Veçanarishtë u theksua bashkëpunimi i frytshëm në fushën e Eurokodeve - standardeve evropiane për projektim dhe ndërtim. Instituti, si partner aktiv në zhvillimin dhe përshtatjen e tyre në vendet e Evropës Juglindore, kontribuon në harmonizimin e praktikave inxhinierike dhe rritjen e sigurisë sizmike të ndërtesave në rajonet me rrezikshmëri”, shtoi ministrja.
Janevska shprehu mirënjohje për të gjithë ata që morën pjesë në ndërtimin e institutit, në kryerjen e veprimtarive profesionale dhe zhvillimore shkencore dhe arsimore, ndërsa falënderoi edhe ata që aktualisht punojnë dhe vazhdojnë misionin e suksesshëm institucional.
"Konsideroni mbështetjen e kësaj Qeverie. Kemi interes veçanërisht të madh për të avancuar aktivitetin shkencor, dhe për këtë arsye këtë vit kemi ndarë dyfishin e mjeteve krahasuar me
vitin e kaluar për realizimin ne projekteve kërkimore - shkencore. Ju jeni institucion shkencor publik dhe keni 5 laboratorë. Shfrytëzoni potencialin tuaj të plotë dhe merrni pjesë në thirrjet aktive të Ministrisë për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 370 milionë denarësh për projekte shkencore inovative”, tha ministrja Janevska.