Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Seri podkastesh „Biseda rreth shëndetit“ mbi tema që lidhen me shëndetin mendor tek të rinjtë

Seri podkastesh „Biseda rreth shëndetit“ mbi tema që lidhen me shëndetin mendor tek të rinjtë

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë, si pjesë e zbatimit të Programit Global të OBSH-së dhe UNICEF-it për shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve 2020–2030 dhe si mbështetje e Planit Kombëtar të Veprimit për shëndetin mendor dhe mirëqenien psikosociale 2025–2030, filloi përgatitjen e serisë së podkasteve "Biseda rreth shëndetit".

Episodet i kushtohen temave aktuale dhe të rëndësishme që lidhen me shëndetin mendor tek të rinjtë. Мund të shihen në kanalin YouTube të Qendrës për Mjekësi Familjare: https://www.youtube.com/channel/UC9r2NoOOUgUy8p8LUtyAKDQ.

Tema e episodit të parë është: Rëndësia e prindërimit pozitiv për shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve, ndërsa biseda zhvillohet me Prof. Dr. Marija Raleva, nga Qendra e Ekspertëve për Prindërim - Alternativa.

Në episodin e dytë, me temë: Shkolla si hapësirë për mbështetje psikologjike dhe zhvillim emocional të fëmijëve, në bisedë merr pjesë Prof. Dr. Ana Frichand nga Instituti i Psikologjisë në Fakultetin e Filozofisë në Shkup, pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi".

Tema e episodit të tretë është: Thyerja e barrierave-intervenimi i hershëm dhe mbështetja për shëndetin mendor, ndërsa biseda zhvillohet nga Prof. Dr. Naser Durmishi nga Klinika Universitare e Psikiatrisë.

 

Lajme dhe Ngjarje


5/28/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar