Në bazë të nenit 12 paragrafit (2) të Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" numër 3/25 dhe 74/25), Ministria e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik, ka sjellurnë vazhdim
AKTVENDIMIN
për ndryshimin e Aktvendimit nr. 26-341/2 të datës 08.04.2025 për ndryshimin e Konkursit për tekstet shkollore në arsimin e mesëm - gjimnaz të regjistruar me numër arkivor 26-341/1 të publikuar më 04.04.2025
1. Në Aktvendimin nr. 26-341/2 të datës 08.04.2025 për ndryshimin e Konkursit për tekstet shkollore në arsimin e mesëm - gjimnaz të regjistruar me numër arkivor 26-341/1 të publikuar më 04.04.2025, në pikën 1 fjalët "përfundimisht më 09.06.2025" zëvendësohen me fjalët "përfundimisht më 16.06.2025".
2. Ky Aktvendim hyn në fuqi me sjelljen e tij.
3. Ofertat për dorëshkrime të teksteve shkollore të cilat nuk dorëzohen në afatin e përcaktuar do të refuzohen.
Këshillë ligjore: Kundër këtij Aktvendimi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni shtetëror për vendimmarrje në procedurat administrative dhe procedurat e marrëdhënies së punës dhe mbikëqyrjen inspektuese në shkallë të dytë, në afat prej 15 ditëve nga dita e marrjes së Aktvendimit.