Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli rezultatet e konkursit për esenë më të mirë, i cili ishte i dedikuar për nxënësit me rastin e 80 vjetorit nga miratimi i gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare.
Në konkurs të drejtë pjesëmarrje kishin të gjithë nxënësit nga klasa e katërt deri në të nëntën të shkollave fillore dhe nga viti i parë deri në të katërtin të shkollave të mesme. Varësisht moshës dhe gjuhës mësimore, u dhanë katër tema dhe u pranuan gjithsej 323 aplikime.
Në kategorinë e nxënësve nga klasa e katërt deri në të gjashtë, të cilët garuan në temën „Gjuha ime maqedonase është si ylber, plot ngjyra dhe fjalë“, vendin e parë e fitoi nxënësi Luka Stojanoviq nga ShF „Vidoe Podgorec" f.Koleshinë, Novo Sellë.
Në kategorinë e nxënësve nga klasa e shtatë deri në të nëntën që shkruan në temën "Gjuha ime maqedonase - identiteti im, trashëgimia kulturore dhe amanet”, vendin e parë e fitoi eseja e nxënëses Iva Josifovska nga ShF „Goce Dellçev“ - Prilep, ndërsa në të njëjtën temë, midis nxënësve nga viti i parë deri në të katërt të arsimit të mesëm, çmimin e parë e fitoi nxënësja Tijana Atanasova nga SHFK „Josif Josifovski“ - Gjevgjeli.
Nxënësja Riga Kurtaj nga ShF „25 Maji“ - Gazi Babë është fituese në kategorinë e nxënësve nga klasa e katërt deri në të gjashtë që mësojnë në gjuhë mësimore ndryshe nga gjuha maqedonase dhe ata garuan në temën „Maqedonishtja dhe gjuha ime amtare janë mike“.
Nxënësit nga klasa e shtatë deri në të nëntën të cilët mësojnë në gjuhë mësimore të ndryshme nga gjuha maqedonase shkruan me temën „Gjuha maqedonase dhe gjuha ime amtare janë pasuri e cila nuk rëndojnë, por lartësojnë“, ndërsa eseja më e mirë ishte e nxënëses Erina Bajrami nga SHF „Naim Frashëri“ - Kumanovë. Ndërsa, në të njëjtën temë, ndërmjet nxënësve nga viti i parë deri në të katërt të shkollave të mesme të cilët mësojnë në gjuhë mësimore të ndryshme nga maqedonishtja, çmimi parë i takoi esesë së nxënësit Aldin Murati nga SHSHRFRSHD „Dimitar Vllahov“ - Kisella Voda, shkruar në alfabetin e Brajit.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpreh mirënjohjen deri tek të gjithë pjesëmarrësit e konkursit dhe përgëzon nxënësit fitues të vendeve të para në të gjitha kategoritë, të cilët do tëfitojnë dhurata përkatëse.
Gjuha është shpirti, identiteti dhe botëkuptimi i një populli. Nuk është vetëm mjeti i komunikimit, por është edhe simbol i individualitetit dhe unikalitetit. Le të respektojmë dhe të vazhdojmë të kujdesemi për zhvillimin e gjuhës maqedonase, por edhe të të gjitha gjuhët e tjera të cilat i flasin qytetarët e Maqedonisë.