ОKTA AD - Shkup, edhe këtë vit vazhdon të mbështesë studentët e talentuar duke ndarë bursa për studime pasdiplomike për vitin akademik 2025/2026.
Në kuadër të platformës së përbashkët të Grupit HELLENiQ ENERGY, të cilës i përket kompania, do të ndahen dy bursa për studime maksimale pasdiplomike të rregullta me kohëzgjatje të plotë prej dy vitesh. Bursa ndërkombëtare ofron mundësi për aplikim në universitete në njërën nga vendet në vazhdim: Greqi, Gjermani, Itali, Belgjikë, Zvicër, Norvegji, Holandë, Danimarkë dhe Angli. Bursa e dytë, e cila i referohet studimeve në Universitetin „Shën Kirili dhe Metodi" - Shkup, mbulon disa fusha studimi në Fakultetin e Ndërtimtarisë, Makinerisë, Fakultetin Elektroteknikë dhe Teknologjive të Informacionit ose Fakultetin e Teknologjisë dhe Metalurgjisë.
Të drejtë aplikimi kanë studentë të diplomuar ose studentë në vitin e fundit të studimeve të ciklit të parë, të moshës deri në 30 vjeç (ose deri në 32 vjeç me përvojë profesionale përkatëse), me mesatare 8/10 dhe me letër regjistrimi ose pranimi në program pasdiplomik nga universitete jashtë vendit.
Për kushtet e konkursit dhe për mënyrën e aplikimit të interesuarit mund të marrin më shumë informacione në https://scholarships.helleniqenergy.gr/rnm. Afati i fundit për aplikim është 31 maj 2025.
Bursat ndahen në kuadër të angazhimit afatgjatë të OKTA-s për të mbështetur arsimin, që është një nga shtyllat kryesore të strategjisë së kompanisë për përgjegjësi sociale. Si pjesë e kësaj iniciative, dhe në bashkëpunim me UKM, OKTA deri më tani ka ndarë 42 bursa për studime të ciklit të dytë, ndërsa më shumë se 100 studentë kanë pasur mundësinë për punë praktike në kompani.