Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Thirrje Publike për dorëzimin e kërkesave për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj për arsimin fillor nëntëvjeçar

Thirrje Publike për dorëzimin e kërkesave për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj për arsimin fillor nëntëvjeçar

 

Në bazë të nenit 18 paragrafit (1) të Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 3/25 dhe 74/25), MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS – Shërbimi Pedagogjik, shpall

 

Thirrje Publike për dorëzimin e kërkesave për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj për arsimin fillor nëntëvjeçar

 

I. Lëndë e thirrjes publike:

Dorëzimi i kërkesave për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj për arsimin fillor, për lëndët mësimore në vazhdim:

1. Gjuhë ruse (gjuhë e dytë e huaj) për vitin e VI-të të arsimit fillor nëntëvjeçar

2. Gjuhë ruse (gjuhë e dytë e huaj) për vitin e VII-të të arsimit fillor nëntëvjeçar

3. Gjuhë ruse (gjuhë e dytë e huaj) për vitin e VIII-të të arsimit fillor nëntëvjeçar

4. Gjuhë ruse (gjuhë e dytë e huaj) për vitin e IX-të të arsimit fillor nëntëvjeçar

Kërkesë për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj nga pika I. Të kësaj Thirrje publike, mund të parashtrojë botues nga vend tjetër në të cilin është i regjistruar për veprimtari botuese, përmes përfaqësuesit ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me më së shumti një tekst shkollor për vit për një lëndë mësimore të gjuhës së huaj.

II. Kërkesa me dokumentacionin e kërkuar:

Përfaqësuesi ligjor i botuesit të huaj duhet deri te Shërbimi Pedagogjik, detyrimisht duhet të dorëzojë:

1. Kërkesë për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj për çdo klasë veçmas;

2. Emri i botuesit të huaj dhe përfaqësuesit ligjor të botuesit të huaj;

3. Dëshmi për veprimtarinë botuese të regjistruar të përfaqësuesit ligjor të botuesit të huaj nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, jo më i vjetër se tre muaj;

4. Deklaratë nga botuesi i huaj se është i regjistruar për veprimtari botuese, të vërtetuar në notet dhe i përkthyer nga përkthyes autorizuar gjyqësor;

5. Nëse shteti në të cilin është regjistruar botuesi i huaj nuk lëshon dokumentet e përcaktuara në këtë thirrje publike, Shërbimi Pedagogjik pranon deklaratë që botuesi i huaj e verifikon pranë organit kompetent në vendin në të cilin është regjistruar;

6. Autorizim për përfaqësim të përfaqësuesit ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga botuesi i huaj, i vërtetuar në noter dhe i përkthyer nga përkthyes i autorizuar gjyqësor;

7. Marrëveshje të lidhur në vendin e botuesit të huaj, ndërmjet përfaqësuesit të autorizuar ligjor dhe botuesit të huaj, se teksti shkollor i miratuar do të sigurohet dhe do të shpërndahet deri në vlefshmërinë e Aktvendimit nga neni 19 paragrafi (10) i Ligjit për Tekste Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm, i vërtetuar në noter dhe i përkthyer nga përkthyes i autorizuar gjyqësor;

8. Pesë ekzemplarë të tekstit shkollor të gjuhës së huaj, në formë të shtypur dhe një ekzemplarë në formë elektronike, pa materiale plotësuese të punës.

Obligimet e përfaqësuesit ligjor të botuesit të huaj janë të përcaktuara në nenin 21 të Ligjit për Tekste Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr 3/25 dhe 74/25).

III. Afati për dorëzimin e kërkesave për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj:

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për miratimin e teksteve shkollore të gjuhëve të huaja është përfundimisht më 23.06.2025.

Botuesit e huaj të interesuar dhe përfaqësuesit ligjorë të botuesve të huaj programet mësimore dhe Konceptin për Zhvillimin e Teksteve Shkollore mund t`i shkarkojnë nga ueb-faqja e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit www.bro.gov.mk

Kërkesat të cilat nuk dorëzohen në afatin e përcaktuar dhe të cilat në shtojcë nuk e kanë dokumentacionin e kompletuar nga pika II. nga kjo Thirrje publike, nuk do të shqyrtohen.

Kërkesat për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj duhet të dorëzohen në adresën në vazhdim:

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS - SHËRBIMI PEDAGOGJIK Blv. “Shën Qirili dhe Metodi” nr.54, Shkup.

[ Monday, May 19, 2025 ] [ 1 ]

 

Konkursi

Back to top
Close Offcanvas Sidebar