Në bazë të Protokollit për Bashkëpunim për ndarjen e bursave "Boris Trajkovski" me numër arkivor të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës 19-6490/1 të datës 2.5.2025, të nënshkruar në Shkup nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kolegjit Siti, Kampusit Evropian të Universitetit Jork, dhe në përputhje me nenin 55 paragrafin 1 të Ligjit për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11 dhe Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 96/19, 110/19 dhe 121/24), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:
KONKURS
PËR NDARJEN E BURSAVE "BORIS TRAJKOVSKI" PËR STUDIME TË
CIKLIT TË DYTË PËR PROGRAMIN MBA EKZEKUTIV PAN-EVROPIAN TË UNIVERSITETIT JORK PËR VITIN AKADEMIK 2025/2026
Tarifa për regjistrimin e 20 studentëve për studime dyvjeçare me korrespondencë të ciklit të II ( dytë) në kuadër të programit MBA Pan-Evropian Ekzekutiv me diplomë të dyfishtë të Universitetit Jork dhe Universitetit të Strasburgut, e cila realizohet në Selanik, Greqi, në kuadër të bursave "Boris Trajkovski" edhe atë për drejtimet në vijim:
§ Menaxhment i përgjithshëm
§ Marketing
§ Financa
§ Menaxhment në logjistikë
§ Menaxhment në shëndetësi
§ Menaxhiment i burimeve njerëzore
Në këtë konkurs mund të aplikojnë persona profesional të drejtimeve të ndryshme dhe menaxherë biznesi të punësuar në kompani të sektorit privat dhe publik.
Mjetet për bursat do të ndahen si vijon:
Për 20 (njëzet) kandidatët më të mirë sipas kritereve të shënuara në konkursin për ndarjen e bursave dhe sipas listës së radhitjes të përgatitur nga Komisioni për përzgjedhje:
1. 50% e tarifës së shkollimit do të mbulohet nga Universiteti (7.445 euro/student),
2. 50% e tarifës së shkollimit do të mbulohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut (7.445 euro/student).
Tarifa e përgjithshme e shkollimit për programin MBA është 14,890 euro për student.
Programi Ekzekutiv MBA Pan-Evropian është planifikuar të realizohet gjatë fundjavave në Selanik, Greqi. Përfituesit e bursave duhet të udhëtojnë në Selanik më së shumti deri në fundjavë në muajin në periudhë dyvjeçare dhe të marrin pjesë në vizita studimore tre-javore: a) një javë në Universitetin Jork, Mbretëriën e Bashkuar, b) një javë në Universitetin e Strasburgut, Francë një javë dhe c) një javë studimi në Selanik, Greqi. Të gjitha leksionet do të jenë në anglisht. Pas përfundimit me sukses të programit të dyfishtë MBA, studentët do të marrin 2 (dy) diploma për përfundimin e studimeve të magjistraturës në Administrim afarist nga Universiteti Jork dhe Universiteti i Strasburgut.
Bursat mbulojnë vetëm tarifat e shkollimit. Mjetet e mbetura (shpenzimet e udhëtimit, akomodimi dhe shpenzimet e tjera të jetesës) janë barrë e kandidatit.
KUSHTET PËR REGJISTRIM
Kandidatët që do të konkurrojnë duhet të plotësojnë kushtet në vazhdim:
• Të ketë përfunduar studimet universitare akademike të ciklit të parë;
• Të ketë përvojë pune të paktën 3 vjet;
• Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze (certifikatë TOEFL me rezultat 89 kur i nënshtrohet provimit online ose IELTS me rezultat 6.5 ose ekuivalentimi i tyre). Kandidatët të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm, studimet deridiplomike ose pasdiplomike në gjuhën angleze nuk janë të obliguar të bashkangjesin certifikatë të tillë. Kandidatët që nuk posedojnë një nga certifikatat e lartëpotecnuara, do të testohen nga Kolegji Siti në Shkup në datën dhe vendin për të cilën do të njoftoheni në mënyrë shtesë.
Si kritere për përzgjedhje do të merren parasysh:
1. Shkalla e arsimit të fituar dhe mesatarja. Kandidatët të cilët kanë të përfunduar studimet e magjistraturës apo të doktoraturës nga cila do fushë do të kenë përparësi gjatë përzgjedhjes.
2. Si përparësi gjatë përzgjedhjes së kandidatëve do të konsiderohet cilësia dhe kohëzgjatja e përvojës së punës, si dhe niveli dhe koha e kaluar në pozicione menaxhuese të cilët kandidati i ka gjatë përvojës së punës.
3. Niveli i njohjes së gjuhës angleze.
DOKUMENTET E NEVOJSHME
• Aplikimi; (të publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës);
• Formulari i plotësuar për aplikim; (të publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës);
• Përkthim gjyqësor në gjuhën angleze të diplomës për studime të përfunduara akademike të ciklit të parë dhe të certifikatës për provimet e dhëna me nota dhe suksesin mesatar;
Nëse diploma për studime akademike të përfunduara nga cikli i parë dhe certifikata e provimeve të dhëna me nota dhe suksesi mesatar i lëshuar në gjuhën angleze, dorëzohen kopje të vërtetuar në noter;
• Kopje të certifikatës për njohjen e gjuhës angleze, të vërtetuar në noter;
• Një rekomandim me shkrim (në zarf të mbyllur dhe të nënshkruar);
• Biografia në gjuhën angleze;
• 4 fotografi (në madhësinë e pasaportës).
PËRZGJEDHJA E KANDIDATËVE
Përzgjedhja e kandidatëve do të realizohet nga Komisioni i përbashkët i përbërë nga një përfaqësues, nënshkruesve të Protokollit, në përputhje me kriteret e Universitetit Jork dhe dispozitat ligjore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Të gjitha dokumentet dorëzohen në tre (3) eksemplarë (një në formë origjinale dhe dy kopje).
Afati i fundit për aplikim: 30 qershor 2025.
Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën në vijim:
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54 (ndërtesa Nova Makedonija, Arkivi-kati përdhes), 1000 Shkup me shënim “Bursat Boris Trajkovski”.
Personat aktues: anastasija.trajkovska@mon.gov.mk dhe marija.nikovska@york.citycollege.eu