Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Thellohet bashkëpunim në arsimin e lartë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Hungarisë

Thellohet bashkëpunim në arsimin e lartë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Hungarisë

 

Thellohet bashkëpunim në arsimin e lartë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Hungarisë

 

Ministria Hungareze e Kulturës dhe Inovacionit organizoi konferencë kushtuar avancimit të bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor në fushën e arsimit të lartë dhe inovacionit.

U diskutuan mundësitë për rrjetëzimin e institucioneve të arsimit të lartë, futjen e programeve të studimit me diploma të dyfishta, shkëmbimin e studentëve dhe stafit mësimdhënës, si dhe organizimin e ngjarjeve të përbashkëta për të ndarë përvoja dhe praktika pozitive.

Gjatë konferencës, u prezantua sistemi i ripërtërirë i arsimit të lartë në Hungari, i cili bazohet në inovacion dhe kërkim dhe përshpejton ndërkombëtarizimin. Nga i njëjti pritet që një nga universitetet hungareze së shpejti të jetë ndër 100 më të mirët në botë.

Sekretari shtetëror në MASH Elena Ivanovska, e cila udhëhoqi delegacionin maqedonas, informoi për aktivitetet vijuese që lidhen me avancimin e sistemit të arsimit të lartë në Maqedoni, duke theksuar formimin e Trupit Koordinues Kombëtar për reeformat në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, i cili, siç theksoi, skanon situatën aktuale dhe do të ndihmojë në krijimin e politikave të bazuara në fakte.

 

Lajme dhe Ngjarje


7/1/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar