Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se ka puiblikuar thirrje të hapur nga UNESCO-ja dhe Uzbekistani për Çmimin Bernui, i destinuar për kërkime shkencore mbi etikën në inteligjencën artificiale.
Ky çmim është i dedikuar për individë, institucione dhe organizata që kanë dhënë kontribute të rëndësishme në kuptimin e inteligjencës artificiale dhe zbatimin e saj etik.
Çmimi u ndahet 3 laureatëve dhe është 30,000 dollarë për laureat.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 24 qershor 2025.
Të gjitha informacionet shtesë mund të gjenden në linkun në vazhdim: https://www.unesco.org/en/prizes/beruniy, nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me çmimin, mund të kontaktoni Sekretariatin e Çmimit në e-mail adresën në vazhdim: beruniy.prize@unesco.org
Aplikacioni duhet të parashtrohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në adresën: Rr. "Shën Qirili dhe Metodi", nr. 54, 1000 Shkup,
Njësia për bashkëpunim ndërkombëtar në arsim dhe shkencë
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 24 qershor 2025.