Më 8 maj 2025, në Odën Ekonomike u mbajt aktivitet informues për COST, ku morën pjesë përfaqësues të disa kompanive në vend nga industria e naftës, inxhinieria mekanike, industria farmaceutike dhe sektori i prodhimit të pijeve.
Përmes prezantimeve të shkurtra nga Prof.Dr. Zoran T. Popovski - zëvendëskryetar i COST dhe Aleksandar Tutnovski, Koordinator Kombëtar i COST, të pranishmit u prezantuan me misionin dhe prioritetet strategjike të programit, si dhe me mjetet e rrjetëzimit të përdorura brenda veprimeve të COST.
Gjithashtu u sqarua metoda e paraqitjes për pjesëmarrje në aksione, ndërsa informacioni do t`iu përcillet disa anëtarëve të tjerë të Odës, gjë që do të ndihmojë në rritjen e nivelit të konkurrueshmërisë dhe modernizimin e disa aktiviteteve përmes transferimit efikas të teknologjive, inovacioneve dhe njohurive të reja.
Në takim mori pjesë edhe anëtari i Komitetit Shkencor të COST nga Maqedonia, Prof. Dr. Vllatko Ilieski, i cili u zgjodh së fundmi si zëvendëskryetar i këtij komiteti.