Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / SHPALLJE PUBLIKE për përzgjedhjen e recensentëve që do të recensojnë projektet sipas Konkursit të publikuar për financimin e projekteve kërkimore-shkencore me interes të veçantë shkencor dhe publik për vitin 2025 (mbështetja e bashkëpunimit ndërmjet sektorit akademik dhe të biznesit në kuadër të specializimit intelegjent)

SHPALLJE PUBLIKE për përzgjedhjen e recensentëve që do të recensojnë projektet sipas Konkursit të publikuar për financimin e projekteve kërkimore-shkencore me interes të veçantë shkencor dhe publik për vitin 2025 (mbështetja e bashkëpunimit ndërmjet sektorit akademik dhe të biznesit në kuadër të specializimit intelegjent)

 

Në bazë të nenit 50 të Ligjit për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore ("Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 46/08, 103/08, 24/11, 80/12, 24/13, 147/13, 41/14, 145/15, 154/15, 30/16 dhe 53/16) dhe ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 257/20, 163/21, 64/24 dhe 235/24), dhe nenit 3 të Rregullores për mënyrën dhe procedurën e financimit të projekteve kërkimore-shkencore gjegjësisht programeve ("Gazeta Zyrtare e RM-së" nr. 82/09, 149/09, 34/11 dhe 129/13) dhe Aktvendimin për publikimin e Shpalljes Publike për përzgjedhjen e recensentëve nr. 15-6443/3 të datës 07.05.2025, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon :

 

SHPALLJE PUBLIKE

për përzgjedhjen e recensentëve që do të recensojnë projektet sipas Konkursit të publikuar për financimin e projekteve kërkimore-shkencore me interes të veçantë shkencor dhe publik për vitin 2025 (mbështetja e bashkëpunimit ndërmjet sektorit akademik dhe të biznesit në kuadër të specializimit intelegjent)

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës nga kandidatët e paraqitur do të përzgjedhë recensentët që do të recensojnë propozim-projektet e parashtruara sipas Konkursit për financimin e projekteve kërkimore-shkencore me interes të veçantë shkencor dhe publik për vitin 2025 (mbështetja e bashkëpunimit ndërmjet sektorit akademik dhe të biznesit në kuadër të specializimit intelegjent).

 

 

Recensentët duhet të jenë nga radhat e hulumtuesve më të njohur dhe të pranuar, me titull shkencor gjegjësisht me titull mësimor-shkencor, në fushën shkencore përkatëse dhe lëminë shkencore të kërkimit dhe të kenë të paktën 7 vjet përvojë pune në fushë. Përparësi do t`u jepet recensentëve me përvojë ndërkombëtare.

 

 

Recensentët duhet të jenë nga fushat në vazhdim të Strategjisë së specializimit intelegjent në drejtim të tranzicionit dixhital dhe të gjelbër:

 

o Bujqësi intelegjente dhe ushqim me vlerë të shtuar më të lartë;

o Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK);

o Industria elektro-mekanike - Industria 4.0;

• Materiale të qëndrueshme dhe ndërtesa inteligjente;

• Energjia dhe

• Turizëm

 

 

 

 

 

 

ü Recensentët e përzgjedhur do të vlerësojnë projektet bazuar në kriteret nga pika 9.2:

ü kontribut në thellimin dhe zgjerimin e njohurive shkencore

ü origjinalitetin e objektivave dhe përmbajtjes së hulumtimit

ü objektiva dhe aktivitete të projektit me tregues të qartë dhe të matshëm, plan financiar i detajuar për mjetet e nevojshme për realizimi e projektit dhe justifikimin për kostot reale në planin financiar të propozuar, të kërkuara për zbatimin e projektit, përputhshmërinë e planit të aktiviteteve me planin financiar;

ü kompetenca e hulumtuesit kryesor dhe kompetenca dhe origjinaliteti i ekipit kërkimor,

ü kontribut në trajnimin e studiuesve të rinj,

ü rëndësia e hulumtimit në lidhje me objektivat e përcaktuara, përputhshmëria e objektivave dhe lëndës së hulumtimit me qëllimin dhe kushtet e këtij Konkursi;

ü konkurrueshmëria për bashkëpunim ndërkombëtar,

ü realizueshmëria e propozim-projektit (gjasat për arritjen e rezultateve të pritura dhe mundësitë për zbatimin e rezultateve në afat kohorë real

 

 

Kandidatët e interesuar fletëparaqitjes detyrimisht duhet t`i bashkangjesin:

- dëshmi që kanë më shumë se 7 vjet përvojë pune në këtë fushë, gjegjësisht dëshmi pune me projekte ndërkombëtare

- deklaratë nga recensenti se nuk ka konflikt interesi, interes personal dhe asnjë përfitim material ose jomaterial ai ose të afërmit e tij të ngushtë si rezultat i pjesëmarrjes së tij në konkursin e shpallur.

Në procedurën e vlerësimit, recensentët duhet t`i përmbahen normave profesionale dhe etike (objektivitet, paanshmëri dhe shmangie të konfliktit të interesit).

Fletëparaqitja për recensentë plotësohet në formë eëektronike në portalin e-uslugi.mon.gov.mk.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 16.06.2025 (ora 16:30).

Fletëparaqitjet e paplotësuara ose të dorëzuara jo në kohë nuk do të shqyrtohen.

 

Konkursi

Back to top
Close Offcanvas Sidebar