Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: Në bashkëpunim me Helvetas nga Zvicra dhe Volvo nga Suedia, zhvillojmë kualifikim të ri arsimor-specialist në mekatronikën e kamionëve dhe automjeteve të rënda

Janevska: Në bashkëpunim me Helvetas nga Zvicra dhe Volvo nga Suedia, zhvillojmë kualifikim të ri arsimor-specialist në mekatronikën e kamionëve dhe automjeteve të rënda

 

Janevska: Në bashkëpunim me Helvetas nga Zvicra dhe Volvo nga Suedia, zhvillojmë kualifikim të ri arsimor-specialist në mekatronikën e kamionëve dhe automjeteve të rënda

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe organizata zvicerane e zhvillimit Helvetas, përmes programit rajonal RECONOMY, financuar nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida), do të bashkëpunojnë në zhvillimin e kualifikimi të ri arsimor - specialist në mekatronikën e kamionëve dhe automjeteve të rënda, fillimisht si pjesë e arsimit për të rritur, ndërsa më tej si pjesë e arsimit formal profesional. Mbështetje gjatë gjithë procesit ofron kompania suedeze Volvo.

Me nënshkrimin e sotëm të Memorandumit për bashkëpunim midis ministres së Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska dhe menaxherit të programit, Paulo Rodrigez, po krijohet partneritet strategjik që do të mundësojë futjen e kualifikimi të ri dhe shumë të kërkuar në industrinë e kamionëve dhe automjeteve të rënda.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës punon me përkushtim të përforcojë arsimin profesional, veçanërisht në arsimin dual, si model të besueshëm që përgatitë personel me aftësitë që i nevojiten tregut të punës. Ministrja përkatëse Vesna Janevska, pas nënshkrimit, theksoi se është veçanërisht i rëndësishëm vendosja e partneriteti me Volvo-n, si një nga liderët globalë në inovacion dhe qëndrueshmëri.

"Presim që projekti të rezultojë me programet e reja mësimore dhe materiale mësimore, trajnimin e mësimdhënësve sigurimin e pajisjeve të domosdoshme si dhe mundësi për mësimdhënie praktike," theksoi Janevska, duke shtuar se rezultatet e aktiviteteve të shumta për të rritur cilësinë e arsimit dhe trajnimit profesional janë të dukshme.

Numri i nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm profesional po rritet nga viti në vit. Në vitin e kaluar shkollor, në shkollat e mesme profesionale u regjistruan 11,753 nxënës, në vitin e parë. Arsimi dual është përfshirë në 62 shkolla dhe mbi 550 kompani janë të përfshira në trajnimin praktik për këta nxënës.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka si përparësi të lartë rritjen e cilësisë së arsimit profesional dhe përshtatjen e tij me nevojat e tregut të punës.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar