Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: asnjë studentë nuk do të humbasë të drejtën e subvencionimit të racionit për studentë për shkak të shfrytëzimit të pensionit familjar

MASH: asnjë studentë nuk do të humbasë të drejtën e subvencionimit të racionit për studentë për shkak të shfrytëzimit të pensionit familjar

 

MASH: asnjë studentë nuk do të humbasë të drejtën e subvencionimit të racionit për studentë  për shkak të shfrytëzimit të pensionit familjar

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon opinionin se asnjë studenti i cili është përfitues i subvencionimit të racionit për studentë  nuk do t`i ndërpritet e drejta nëse njëkohësisht është  shfrytëzues i pensionit familjar në bazë të  prindit të ndjerë.

 

Studentët të cilët  janë shfrytëzues të subvencionimit të racionit për studentë të cilët njëkohësisht shfrytëzojnë pension familjar, nuk do ta humbasin të drejtën e fituar nëpërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Sfida е cila ndodhi në fillim të këtij muaji, e cila preku 181 studentë, do të tejkalohet gjatë ditës së sotshme dhe studentët do të marrin mjetet  që u takojnë sipas ligjit.

 

Rikujtojmë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me kërkesë të Trupit Kombëtar të Studentëve, nga muaji prill e zgjeroi fushëveprimin e kësaj mase, në mënyrë që statusi i punësimit nuk është kriter kufizues për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë, ndërsa të njejtit mund ta përdorin edhe studentët e ciklit të dytë të studimeve. 

 
Back to top
Close Offcanvas Sidebar