Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / MASH: Konkurs eseje për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme me rastin e 80 vjetorit të miratimit të gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare

MASH: Konkurs eseje për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme me rastin e 80 vjetorit të miratimit të gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare

 

Me rastin e 80-vjetorit të miratimit të gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare - 5 maj, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall Konkurs për ese për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme. Në varësi të moshës dhe gjuhës së mësimdhënies, janë dhënë katër tema, ndërsa të drejtë të pjesëmarrjes kanë të gjithë nxënësit nga klasa e katërt deri në të nëntën të shkollave fillore dhe nga viti i parë deri në të katërt të shkollave të mesme.

 

Një nxënës mund të konkurojë vetëm me një ese, e cila duhet të jetë origjinale, me shprehje dhe mendim të fortë e cila e pasqyron temën e konkursit. Për nxënësit prej klasa e katërt deri në të gjashtë, eseja duhet të përmbajë deri në 200 fjalë, ndërsa për nxënësit nga klasa e shtatë arsimi fillor deri në vitin e katërt arsim i misëm , eseja duhet të përmajë nga 200 deri në 300 fjalë.

 

Esetë më të mira do të përzgjidhen nga Komision i posaçëm ndërsa nxënësit që do të fitojnë vendin e parë në këtë garë në secilën prej katër kategorive do të marrin çmim të veçantë. Punimet e shpërblyera me shifrat do të publikohen në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (www.mon.gov.mk), më 26 maj 2025.

 

Më shumë informata rreth konkursit dhe mënyrës së paraqitjes gjenden në linkun në vazhdim.

 
Back to top
Close Offcanvas Sidebar