Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Konkurs për ndarjen e 15 bursave për studentë të regjistruar në vitin e parë të programeve studimore në gjuhën maqedonase për vitin studimor 2025/2026

Konkurs për ndarjen e 15 bursave për studentë të regjistruar në vitin e parë të programeve studimore në gjuhën maqedonase për vitin studimor 2025/2026

 

Në bazë të nenit 12 paragrafit 1 të Ligjit për Përdorimin e Gjuhës Maqedonase ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 21/24 dhe 14/25) dhe nenit 2 të Rregullores për mënyrën e zbatimit të konkursit për ndarjen e bursave për studentë për studimin e gjuhës maqedonase në të tre ciklet e arsimit të lartë ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 13/25), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

KONKURS

për ndarjen e 15 bursave për studentë të regjistruar në vitin e parë të programeve studimore në gjuhën maqedonase për vitin studimor 2025/2026

 

Me qëllim që të stimulojë nxënësit të vitit IV të arsimit të mesëm të regjistrohen në programet studimore të gjuhës maqedonase, Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin studimor 2025/2026 do të ndajë 15 bursa për studentë të rregullt të regjistruar në programet studimore për studimin e gjuhës maqedonase në vitin e parë të studimeve deridiplomike të ciklit të parë.

 

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS PËR STUDENTË

 

Të drejtën për bursë e kanë studentët e regjistruar në vitin e parë të studimeve deridiplomike në ciklin e parë, që studiojnë në universitete publike dhe private dhe institucione të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, programe studimore për studimin e gjuhës maqedonase, dhe të cilët i plotësojnë kushtet në vazhdim:

1. të jenë studentë të rregullt

2. të mos jenë përfitues të bursës nga organe, institucione ose kompani të tjera;

3. të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Kriteret për ndarjen e bursave janë:

1. Suksesi në mësim, gjegjësisht suksesi i arritur gjatë arsimit të mesëm, me mesatare prej të paktën shumë mirë gjatë katër viteve;

2. Nëse kandidati ka shfrytëzuar bursë për nxënës të talentuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, fiton 1 pikë shtesë për çdo vit të shfrytëzimit të bursës.

 

II. MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES

Aplikimi është ekskluzivisht elektronik. Dokumentet nuk dorëzohen në formë letre në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Studentët të cilët i plotësojnë kushtet sipas konkursit plotësojnë aplikim elektronik dhe bashkangjesin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk nga data 01.11.2025 deri më 15.11.2025.

 

Studentët kanë të drejtë të paraqiten vetëm për një lloj burse e cila ndahet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

 

III. DOKUMENTACIONET E NEVOJSHME

1. Vërtetim për regjistrim të rregullt në semestrin dimëror për vitin akademik 2025/2026;

2. Deklaratë e kandidatit se nuk është përfitues i ndonjë burse tjetër

2. Deklaratë e kandidatit se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta dhe të dhënat janë identike me ato të futura në fletëparaqitjen elektronike

3. Deklaratë për përpunimin dhe përdorimin e të dhënave personale të kandidatit

4. Fotokopje e indeksit (opsionale, nëse studenti posedon)

5. Dëftesat nga të gjitha vitet e arsimit të mesëm

6. Marrëveshje për bursë për studentë të talentuar e lidhur me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (nëse kanë).

 

Ministria sipas detyrës zyrtare siguron dëshmi për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i bashkëngjitur:

- Nuk është i kompletuar

 

IV. SHPALLJA E REZULTATEVE

Lista e kandidatëve të cilëve do t`Ju ndahet bursa do të shpallet në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës www.mon.gov.mk

 

 

V. LARTËSIA E BURSAVE

Lartësia e bursës është 6,050.00 denarë në muaj, për 9 muaj gjatë vitit studimor.

Bursa ndahet për aq semestra të studimeve deridiplomike sa parashikohen me aktin e përgjithshëm të institucionit të arsimit të lartë, pa përvojën e apsolventit për studime.

Studentët të cilët do tëfitojnë bursë do të marrin aktvendim mbi të drejtat dhe detyrimet e përdorimit të bursës në profilin përmes të cilit kanë parashtruar aplikimin për bursë, në pjesën "Aplikimet e Mia" të portalit e-uslugi.mon.gov.mk.

 

Lajme dhe Ngjarje


7/4/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar