Vepra shkencore „Atlasi i dialekteve maqedonase" (nga thesari i kartotekës-materiale leksikore) mori çmimin shtetëror "Goce Delçev" për vitin 2025. Çmimi u dorëzua sot në Kuvendin e Maqedonisë, ndërsa në ceremoninë fjalim mbajti edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska.
“Kjo vepër shkencore pasqyron punën e të gjithë paraardhësve dhe bashkëkohësve, ndërsa kështu jo vetëm që pasqyron pasuritë leksikore të territorit dialektor maqedonas, por edhe angazhimin afatgjatë të dialektologëve në këtë projekt mjaft të rëndësishëm për studimet maqedonase dhe sllavistikë", theksoi Janevska duke i`u dëshiruar autorëve shumë suksese dhe arritje shkencore në të ardhmen.
Ministrja theksoi se arritjet moderne në shkencë dhe teknologji ndryshojnë rrënjësisht botën dhe mënyrën e jetesës së njerëzve, dhe në këtë kontekst, vendi ka detyrë të krijojë kushte për përparimin e shkencës, kërkimit dhe inovacionit, dhe kështu të ndihmojë në krijimin e ndryshimeve pozitive globale.
Ajo theksoi se për Qeverinë, avancimi i ekosistemit kombëtar dhe kërkimor- shkencor është një nga prioritetet e programit dhe në muajt e fundit, trajtimi i shkencës dhe arsimit të lartë është përmirësuar ndjeshëm, nëpërmjet rritjes së investimeve, por edhe nëpërmjet forcimit të rregulloreve që rregullojnë këto fusha.
Këtë vit është siguruar buxhet prej 680 milionë denarë për shkencë, kërkim dhe inovacion, pothuajse dyfishi i vitit të kaluar, dhe siç potencoi ministrja, shpërndarja e tij tashmë ka filluar.
„Kemi shpallur tre thirrje për financimin e projekteve kombëtare kërkimore- shkencore në institucionet publike të arsimit të lartë dhe shkencore, në ASHAM dhe projekte të përgatitura në partneritet me komunitetin e biznesit, me fokus në përmbushjen e qëllimeve të Strategjisë së Specializimit Intelegjent.
“Përmes tre konkurseve do të ndahen 376 milionë denarë dhe me këtë rast, u bëj thirrje edhe një herë të gjithë shkencëtarëve dhe hulumtuesve, si dhe kompanive të përkushtuara ndaj shkencës dhe kërkimit, të krijojnë dhe aplikojnë me projekte inovative”, tha Janevska.
Gjithashtu theksoi se është përpiluar edhe Propozim Programi Kombëtar për veprimtari kërkimore-shkencore - dokument strategjik që do të nevojitet për të krijuar politika përkatëse, ndërsa aktualisht po punohet për zgjidhje të reja ligjore për arsimin e lartë dhe aktivitetin kërkimor-shkencor, që duhet të sigurojnë më shumë të drejta dhe mundësi për të prekurit.
Me Çmimi shtetëror "Goce Dellçev" ndahet mirënjohje shoqërore për arritjet veçanërisht të rëndësishme në fushën e shkencës. Autorët e veprës shkencore të cilët morën çmimin këtë vit janë:
Prof. Dr. Veselinka Labroska, Akad. Prof.Dr. Marjan Markoviq, Prof. Dr. Kosta Peev, Prof. Dr. Vasil Drvoshanov, Prof. Dr. Elenka Stoevska-Dençova, Prof.Dr.Svetllana Davkova-Gorgieva, Prof. Dr. Goce Cvetanovski, Dr Angelina Pançevska, Mr. Sonja Milenkovska, Dr.Davor Jankulloski, Dr.Makedonka Dodevska, Dr.Darko Tomovski, Mr. Gjorgje Genoviq, Prof Dr.Ariton Popovski, Prof.Dr.Marijana Kish dhe Prof.Dr. Ubavka Gajdova.