Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Bursat e Qeverisë së Republikës Sllovake për vitin akademik 2025/2026

Bursat e Qeverisë së Republikës Sllovake për vitin akademik 2025/2026

 

Ambasada e Republikës Sllovake në Shkup njofton për thirrje për aplikime të kandidatëve nga RMV-ja për bursat e Qeverisë së Republikës Sllovake (Slovak Republic Government Scholarship), për studime deridiplomike dhe të magjistraturës në fusha të caktuara të arsimit (në shtojcë) për vitin akademik 2025/2026.

 

Informacione më të hollësishme në lidhje me kushtet financiare për këto bursa mund të gjenden në: https://www.minedu.sk/scholarships-of-the-government-of-the-slovak-republic/.

 

Kushtet themelore për marrjen bursës qeveritare janë:

1) emërim nga Ministria e Punëve të Jashtme/Ministria e Arsimit e vendit amë/Ambasada e Republikës së Sllovakisë në Shkup,

2) suksesi i arritur gjatë arsimit të mesëm ose studimeve universitare,

3) fusha e zgjedhur e studimit

 

Udhëzimet për aplikim mund të gjenden në ueb-faqen: www.vladnestipendia.sk / www.vladnestipendia.sk/en/.

Aplikimet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike, në periudhë nga 25 marsi deri më 30 majit 2025.

 

Për mbështetje teknike mund të drejtoheni drejtëpërdrejtë:

helpdesk@studyabroad.sk ose në tel. numri: +421 907 551 404.

 

Aplikimet e kandidatëve të cilët nuk i plotësojnë kushtet e lartëshënuara nuk do të merren në konsideratë nga paneli i përzgjedhjes. Dokumentet origjinale të dorëzuara në mënyrë elektronike, aplikanti i pranuar do t`i sjellë dhe do t`i dorëzojë deri te Sektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Ministrisë së Arsimit, Kërkimit, Zhvillimit dhe Rinisë të Republikës Sllovake pas arritjen së tij/saj në Republikën Sllovake.

 

Kusht për ndarjen e bursës qeveritare për kohëzgjatjen standarde të studimeve të arsimit të lartë është njohja e gjuhës sllovake në nivelin e kërkuar dhe pranimi për studim në fushën e zgjedhur në universitet shtetëror në Republikën Sllovake. Për të mësuar më mirë gjuhën sllovake, aplikantët për bursë qeveritare kanë mundësinë të japin trajnime gjuhësore dhe profesionale në gjuhën sllovake dhe lëndët profesionale me fokus të përmirësimit të aftësive të komunikimit të domosdoshme për zotërimin e studimeve universitare në gjuhën sllovake. Trajnimi është falas për aplikantët e përzgjedhur dhe e njejta do të organizohet nga Universiteti "Matej Bel" në Banska Bistrica, në periudhën nga 2 shtatori 2025 deri më 30 qershor 2026.

 

Personi për kontakt: Goce Vidanovski, Sektori i Shkencës dhe Inovacionit,

E-mail: goce.vidanovski@mon.gov.mk

 

Shtojcë: Fushat e studimit për kandidatët nga RMV

Governmental scholarships of the SR for foreign students

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar