Ministria e Arsimit dhe Shkencës ju informon se, në përputhje me nenin 24-a paragrafi (12 dhe 13) i Ligjit për Arsimin e Mesëm („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/99, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 30/07, 49/07, 81/08, 92/08, 33/10, 116/10, 156/10, 18/11, 42/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 116/14, 135/14, 10/15, 98/15, 145/15, 30/16, 127/16, 67/17 dhe 64/18 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 229/20 dhe 78/25), për vendin e parë të fituar në garë në nivel shtetëror, nxënësit dhe mësimdhënësit të tij i ndahet shpërblim në të holla.
Gara duhet të organizohet nga shoqata e akredituar e mësimdhënësve. Kërkesat nga nxënësi gjegjësisht nga mësimdhënësi i tij, duhet të dorëzohen në Ministri jo më vonë se data 31 dhjetor i vitit aktual kur është organizuar gara.
Nxënësi, së bashku me mësimdhënësin i cili e ka përgatitur për garë, duhet që ta plotësojnë aplikimin elektronik në portalin: http://e-uslugi.mon.gov.mk, ku gjithashtu duhet të ngarkojë edhe dokumentet e mëposhtme:
- Vërtetim që konfirmon se nxënësi është nxënës i rregullt në shkollë të mesme;
- Vërtetim që konfirmon se mësimdhënësi është i punësuar në një shkollë të mesme;
- Fotokopje e diplomës për vendin e parë të fituar në një garë shtetërore të organizuar nga një shoqatë e akredituar e mësimdhënësve për nxënësin;
- Fotokopje e Mirënjëhjes për vendin e parë të fituar në një garë shtetërore të organizuar nga një shoqatë e akredituar e mësimdhënësve për mësimdhënësit;
- Kopje e llogarisë transaksionale për nxënësin (llogaria transaksionale duhet të jetë në emrin e nxënësit, jo në emrin e prindit);
- Kopje e llogarisë transaksionale për mësimdhënësin;