Ministria e Arsimit dhe shkencës Ju informon se konform nenit 44 të Ligjit për Arsim Fillor (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 161/19, 229/20 dhe 3/25) për vendin e parë të fituar në garë në nivel shtetëror të nxënësit dhe mësimdhënësit të tij i ndahet shpërblim në të holla. Gara duhet të organizohet nga shoqata e akredituar e mësimdhënësve.
Kërkesa nga nxënësi, gjegjësish nga mësimdhënësi i tij për pagesë të shpërblimit në të holla për vendin e pare të fituar në garë në nivel shtetëror në vitin shkollor, dorëzohen në Ministri më së voni deri me 31 dhjetor të vitit vijues kur është organizuar gara.
Nxënësi së bashku me mësimdhënësin i cili e ka përgatitur për garë, duhet të dorëzoj Fletparaqitje elektronike të portalit: http://e-uslugi.mon.gov.mk ku në shtojcë i dorëzon edhe dokumentet në vazhdim:
- Vërtetim për nxënësin se është nxënës i rregullt në shkollë fillore;
- Vërtetim për mësimdhënësin se është i punësuar në shkollë fillore;
- Kopje e diplomës për vendin e parë të fituar në garë shtëtërore të organizuara nga shoqata të akredituara të mësimdhënësve për nxënësin;
- Kopje të diplomës për vendin e parë të fituar në garë shtëtërore të organizuar nga shoqata të akredituara të mësimdhënësve për mësimdhënësin;
- Kopje të llogarisë rrjedhëse për nxënësin (llogaria rrjedhëse të jetë në emër të nxënësit e jo në emër të prindit);
- Kopje të llogarisë rrjedhëse për mësimdhënësin;