Pagat e mësimdhënësve dhe drejtorëve në arsimin fillor dhe të mesëm janë rritur me 7% këtë muaj dhe kjo është rritja e dytë në mandatin e qeverisë aktuale, pasi që paraprakisht në tetor të vitit të kaluar u rritën për 5%. Askush nuk merr pagë nën minimalen siç ishte rasti në të kaluarën me personelin teknik.
Ky reagim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës vjen nga gënjeshtrat e partisë politike " E Majta" për gjoja rritje enorme të pagave të drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme, krahasuar me rritjen e pagave të kuadrit mësimdhënës. Pagat e drejtorëve dhe mësimdhënësve janë rritur mesatarisht për rreth 2.500 deri në 3.500 denarë, varësisht nga titulli, përvoja dhe niveli i arsimimit.
Rikujtojmë se tashmë është bërë plan për rritje afatgjate të të ardhurave personale të cilat në periudhë prej 4 viteve do të rriten së paku për 46 %, ndërsa më së shumti deri 60 %, varësisht nga shkalla e inflacionit. E majta konteston marrëveshjen mes partnerëve socialë, gjegjësisht institucionit dhe sindikatës, dhe shpreh mungesë respekti ndaj tyre, si dhe ndaj gjithë opinionit me tentativa manipulimi dhe grumbullimi të pikëve politike.