Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Sportit të Republikës së Sllovenisë njofton se në bazë të nenit 3 të Protokollit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Sportit të Republikës së Sllovenisë për bashkëpunim në fushën e arsimit, të nënshkruar më 23 shkurt të vitit 2016 në Lubjanë, ndan bursa për studentë, persona të diplomuar dhe doktorant nga Republika e Maqedonisë së Veriut në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Sllovenisë për vitin akademikë 2025/2026 edhe atë:
1.Njëzet e katër (24) bursa mujore për avancim studimor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Sllovenisë, me kohëzgjatje individuale nga 3 deri në 6 muaj, për kandidatët deri në moshën 26 vjeçare.
2. Tre (3) bursa njësemestrale (secila nga katër muaj) për studentët e gjuhës sllovene të Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi ”në Shkup dhe
3. Dy (2) bursa për vizit të kursit dyjavor veror në gjuhën sllovene për studentët e gjuhës sllovene të Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi ”në Shkup.
Këto bursa nuk janë të destinuara për kompletimin e shkallës së plotë të studimit.
Informata më të hollësishme në lidhje me kushtet, kriteret, dokumentet e nevojshme, mënyrën e aplikimit dhe afatet, mund të gjenden në ueb faqen në vazhdim: https://studyinslovenia.si/study/exchange-programmes/
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, rr „Shën Kirili dhe Metodi “ nr. 54, 1000 Shkup është: 20 Qershor 2024. Për informata shtesë mund të dërgoni email në: scholarships@cmepius.si
Personi kontaktues në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut: Aleksandar Tutnovski, email adresa: aleksandar.tutnovski@mon.gov.mk
tel: 076 485 053