Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se UNESCO ka publikuar thirrje të hapur për nominime për Çmimin 2025 për Arsim dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, financuar nga Qeveria e Japonisë. Ky çmim është prezantua nga UNESCO në vitin 2014, dhe ndahet për projekte dhe programe të jashtëzakonshme në fushën e arsimit për zhvillim të qëndrueshëm, bazuar në kriteret e dhëna, përkatësisht: transformim, integrim dhe inovacion.
Të drejtën e pjesëmarrjes e kanë institucionet shtetërore, organizatat ndërkombëtare, organizatat e sektorit civil dhe privat, mediet, akademitë, qendrat kërkimore, institucionet arsimore dhe të tjera.
Çdo shtet anëtar ka të drejtë të parashtrojë më së paku tre nominime.
Çmimi Ju ndahet 3 laureatëve dhe kap vlerën e 50,000 $ për laureat, pas së cilës pason bashkëpunimi i vazhdueshëm me UNESCO-n.
Dorëzimi i nominimeve bëhet përmes platformës online, nga Komisioni Kombëtar dhe Delegacioni i Përhershëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në UNESCO në Paris, ku është e nevojshme që të dorëzohen në formë elektronike, më së voni deri më 02.05.2025, në adresën: vesna.kamceva@kultura.gov.mk .
Të gjitha informacionet shtesë në lidhje me nominimet, kushtet dhe kriteret janë në dispozicion në linkun e mëposhtëm: https://en.unesco.org/prize-esd.