Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se, në kuadër të Programit të UNESCO-s “Njeriu dhe Biosfera”, janë planifikuar çmime për shkencëtarë të rinj për vitin 2025. Informacionet më të detajuara rreth këtyre çmimeve mund t`i gjeni në linkun në vazhdim: https://en.unesco.org/mab/awards#yong-scientists.
Të gjitha aplikimet, para se të dorëzohen në Sekretariatin e Programit MAB, së pari të duhet miratohen nga Komiteti Kombëtar i Programit MAB, për të cilën është përgjegjës Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe që duhet të konfirmojë se kandidatët i plotësojnë kriteret për të aplikuar për çmimet, ndërsa në vendet ku ky komitet nuk është formuar përzgjedhja bëhet nga Komisioni Kombëtar i UNESCO-s.
Aplikimet për Çmimet MAB 2025 duhet të dorëzohen në UNESCO më së voni deri më 15 maj 2025.